The daily Beast: "Thaçi i
dyshuar për trafik organesh"

The daily Beast: "Thaçi i<br />dyshuar për trafik organesh"
Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministri i vendit që po kandidon për president të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është lakuar në një artikull të gazetarit Gideon Resnick, në “The Daily Beast”.

Gjatë qëndrimit të Thaçit në Iowa, ekipi i fushatës së republikanit Ben Carson që po synon të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të, transmeton Koha.net.

Sipas “The Daily Beast”, takimi mes Thaçit dhe gjeneral Bob Dees, pjesë e ekipit të Carsonit, ka shkuar duke diskutuar për “marrëdhëniet speciale mes Republikës së Kosovës dhe Iowas”. Në Ioëa, Thaçi, si kryediplomat i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij ka qenë pjesë e hapjes së konsullatës së Kosovës në Des Moines.

Gjeneral Dees ka shërbyer në Kosovë me forcat e NATO-s dhe është ndjerë i nderuar që po takohet me ish-kryeministrin Thaçi. “Pres që të ketë bashkëpunim më të madh mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve. Për themelin e kësaj marrëdhënie, shteti i Ioëas është i përkryer”, ka thënë Dees në komunikatën e tij.

Për këtë takim sipas “The Daily Beast”, ka folur edhe vet kandidati Ben Carson.

“Historia e Kosovës është testament për ripërtëritjen së popullit të saj”, ka thënë Carson, duke shtuar se konsullata është një gjë që amerikanët duhet të jenë krenarë për vendosjen e këtyre marrëdhënieve mes Ioëas dhe Kosovës.

Media amerikane më pas shkruan se “në komunikatën e ekipit të Ben Carsonit, është neglizhuar përmendja e Thaçit, si kreu i një grupi shqiptar që ka kontrabanduar drogë, armë dhe organe njerëzore nëpër Evropën Lindore, sipas një hetimi të vitit 2010 i kryer nga Dick Marty, i prezantuar në Këshillin e Evropës”, shkruan “The Daily Beast”. “Edhe raporti i ‘The Guardian’, që e nxjerr Thaçin si kreu i një rrjeti kriminal në Kosovën e fundviteve të ’90-ta”, shton më tej gazeta.

Kur është pyetur për këto që media amerikane i quan “aktivitete kriminale”, thuhet se drejtori i komunikimit, Larry Ross, të ekipit të Carsonit ka qenë konfuz.

“Ekipi i fushatës nuk ka qenë në dijeni se para pozicioneve të tij në qeveri, Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Ross në fillim për “The Daily Beast”, por media ka këmbëngulur duke e pyetur specifikisht nëse ekipi i kampanjës është në dijeni për akuzat për kontrabandën e organeve. Atëherë Ross ka ndryshuar kursin e tij duke thënë me e-mail për “The Daily Beast” se “përgjigja ime është dashur të lexohet: Ekipi i fushatës ka qenë i vetëdijshëm se para se të ketë pozicione në Qeveri, zoti Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë