'The Economist': Epoka e bollëkut ka mbaruar, ja pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

'The Economist': Epoka e bollëkut ka mbaruar, ja pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Foto ilustruese

Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”. Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve që furnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjetike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit.

Kjo tendencë është e kundërt me periudhën e bollëkut, dhe vitet e investimeve të mëdha. Por kjo krizë është gjithashtu rezultat i presioneve në rritje për të de–karbonizuar ekonomitë kombëtare. Këtë vit, mungesa e investimeve është një nga arsyet kryesore pse janë rritur çmimet e të 3 produkteve energjetike kryesore.

Nafta e kaloi kufirin e 81 dollarëve për fuçi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj si Rusia, të cilët janë pjesë e aleancës OPEC+, i rezistuan thirrjeve për të rritur prodhimin, gjatë takimit të tyre më të fundit të 4 tetorit.

Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që e siguron ende nga lëndët djegëse fosile pjesën më të madhe të energjisë. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Lë te marrim fillimisht naftën, një industri që ka nevojë për ri-investime të vazhdueshme, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Një rregull i përgjithshëm, është që kompanitë e naftës supozohet të ndajnë çdo vit rreth 4/5 e shpenzimeve të tyre kapitale vetëm për të ndalur shterimin e nivelit të rezervave të tyre.

Megjithatë, niveli vjetor i kësaj industrie ka rënë nga 750 miliardë dollarë në vitin 2014 (kur çmimet e naftës i tejkaluan 100 dollarë për fuçi), në rreth 350 miliardë dollarë këtë vit. Ndërkaq banka e njohur amerikane “Goldman Sachs”, thotë se gjatë së njëjtës periudhë, rezervat kanë rënë nga 50 në rreth 25 vite.

Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Zakonisht industria i përgjigjet kërkesës së madhe dhe çmimeve më të larta duke investuar për të kryer më shumë shpime për më shumë naftë. Por kjo gjë është më e vështirë në epokë ede–karbonizimit të ekonomive. Së pari, kompanitë e mëdha të naftës si ExxonMobil dhe Royal Dutch Shell, janë nën presion nga investitorët për t’i trajtuar investimet në naftë dhe gaz si peshqit 1-javorë.

Kjo ndodh sepse aksionerët e tyre mendojnë se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin dhe pastaj do të bjerë, duke i bërë joekonomike projektet afatgjata. Ose sepse ata do të preferojnë të ruajnë aksionet tek kompanitë që mbështesin kalimin tek energjia e pastër.

Ndonëse çmimet po rriten, investimet në sektorin e naftës duket se nuk do të rriten. “The Economist” ka analizuar parashikimet e shpenzimeve kapitale të 250 prodhuesit më të mëdhenj të mallrave në botë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.

Ndërsa kompanitë minerare dhe ato bujqësore parashikojnë rritje të mëdha të investimeve, ato në energjetikë pritet të bien me 9 për qind. Një faktor tjetër që po pengon investimet në sektorin e naftës është sjellja e vendeve të OPEC+.

Gjysmë–dekada e çmimeve relativisht të ulëta gjatë “epokës së bollëkut”, e cila arriti kulmin me një rënie të çmimeve në fillim të pandemisë, i boshatisi arkat e shteteve. Kjo i reduktoi fondet për investime. Ndërsa çmimet po rriten, prioriteti i qeverive nuk është të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të naftës, por të rrisin buxhetet kombëtare.

Për më tepër, prodhuesit shtetërorë janë të shqetësuar se një shpërthim i ri i rasteve meCovid-19 mund të godasë sërish kërkesën. Dhe siç deklaron Osvald Clint nga “Bernstein”, një kompani investimesh, shumë njerëz po pyesin “E pse të mos nxisim për disa kohë çmimet e larta?”.

Në çdo rast, edhe nëse situata do të frymëzonte investime të reja, do të duheshin disa vjet që të arrihej një rritje domethënëse e prodhimit. Investimet më të pakta në sektorin e naftës, kanënjë ndikim direkt edhe në prodhimin e gazit natyror, që shpesh është një nënprodukt i shpimeve për naftën e papërpunuar.

Shtojini kësaj edhe një mungesë të terminaleve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për transportimin e gazit nga vendet ku qasja mbetet relativisht e lehtë (Amerikë), dhe në ato ku është më e vështirë (Azi dhe Evropë). Duke pasur parasysh kohën e gjatë që duhet për të ndërtuar pikat e reja të shpimit, mungesa e kapaciteteve të mëdha rezervë në Amerikë, pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë.

Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile. Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar. / 'The Economist'- bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare