TIRANË- Prestigjiozja britanike “The Mirror” ka publikuar së fundmi një artikull, ku bën me dije se punonjës britanik të institucioneve të bamirësisë do të zbarkojnë në Shqipëri këtë javë. Nga sa raportohet, në fokus të kësaj vizite është emigrimi i qytetarëve shqiptarë, në përpjekje për të mësuar arsyet përse ka kaq shumë të rinj rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone drejt Britanisë së Madhe.
“The Mirror” shkruan se studiuesit nga Fondacioni “Sanctuary”, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të bindur të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Se cilat janë këto mënyra, nuk specifikohen në shkrim.
Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri.
Referuar të dhënave, rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone përgjatë kanalit vitin e kaluar. Shumica e shqiptarëve kërkon azil e për këtë çështje është ndezur një debat mjaft i madh.
Mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë modern. Qeveria e Rishi Sunak ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.
Komente


Arsyet e emigrimit jane po aq te vjetra sa dhe njerezimi vete dhe kudo jane te ngjashme.Nje jete me e mire,kushte me te mira,zhgenjimi,lufterat,pakenaqesite,frikat,perndjekjet,deshira per t'u bere dikushi ne jete.Jane te njejta arsye qe dikur detyruan paraardhesit e ketyre britanikeve te sotem te kalonin oqeanin per ne Boten e Re.
PërgjigjuDhe do zbulojne tre specie te rralla: nje gjatosh, nje pinok dhe nje kokemadh dhe secili sipas menyres se vet ua ka nxire cdhe nxin jeten perdite njerezve ne kete vend...
PërgjigjuQe ne 1912 kur u beme shtet i pavarur kemi dike me lart qe ia nxin jeten dikujt tjeter me poshte tij. Nuk eshte vetem pinoku apo gjatoshi por eshte rraca shqiptare qe e ka fajin or teeeejjjjj
Ja ta them un pse ikin se ju perton menderja me punu si t gjithe te tjeret dhe duan te bejn lek te shpejt qe t blejn ate makinen e shtrenjt qe t hapen bythesh nderkohe qe kan shpijat duke ju rrjedh catia
PërgjigjuKeta anglezet akoma edhe as kaq vitesh asgje nuk kane kuptuar!!!! Punonjes bamirsie!!! Valle nuk e dine shqiptaret? Se si ndryshon e ardhmja e tij ne pak vite? Ne Angli per disa vite mund te ndryshosh komplet jeten dhe te ardhmen,ne Shqiperi nuk mjaftojne as disa dekada,po nuk je hajn,politiqen,trafikant,batakçi.Ata qe ja kan arrut me mund e me djerse,jane te pakte e kane sakrifikuar e sakrifikojne shume ,gje qe jo gjithkush eshte i afte ta beje,e atehere? Ikin larg Shqiperise kush mund, sakrifikon ne fillim,me pas nje pune te rregullt,familje,femijet ne shkolla,oportunitete qe ne Shqiperi kurre nuk te ofrohen,ose ndryshe! O burg,o gango me makina te shtrenjta,e ne xhiro te atilla qe me shume mundesi me ndonje koqe plumbi kaptines, eshte shume terheqese Anglia,gje qe e i kthen ata punonjesit e bamiresise britanike me mision te pamundur!!!
PërgjigjuDeri me 14 Maj nuk eshte e vertete qe njerezit duan te ikin nga Shqiperia. Me vone shofim e bejme.
PërgjigjuNgaqe Jan super gjendje ekonomike! Ketu vetem pleqeri edhe ato skan ku te shkojne se edhe ato ikin... E mbytet kete vend edhe na dilni na beni moral mbi pagat. U cthur popullsia...
Përgjigju