'The Washington Post' nuk mbështet asnjë nga kandidatët për president, 2 gazetarë japin dorëheqjen
Gazeta 'The Washington Post'
Dy gazetarë kanë dhënë dorëheqjen nga gazeta 'The Washington Post', pas vendimit të gazetës për të mos mbështetur asnjërin nga kandidatët për president.
Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, duke e bërë atë punonjësen më të fundit që largohet për shkak të vendimit të gazetës për të mos mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Norris e ndau lajmin në një postim X të dielën (27 tetor).
“Vendimi i Ëashington Post për të mos lejuar mbështetjen që ishte shkruar dhe miratuar në zgjedhjet ku rrezikohen parimet thelbësore demokratike ishte një gabim i tmerrshëm dhe një fyerje ndaj standardit të vjetër të gazetës për mbështetjen e rregullt të kandidatëve që nga viti 1976”, shkroi ajo.
'The Washington Post' tha se nuk do të mbështeste ndonjërin prej kandidatëve presidencial të SHBA-së, duke zemëruar disa nga stafi redaktues, duke përfshirë redaktorin Robert Kagan, i cili gjithashtu dha dorëheqjen më (25 tetor). Kagan e quajti vendimin një “kapitullim të parakohshëm” ndaj Donald Trump.
Botuesi dhe CEO, Will Lewis shkroi në një rubrikë të premten se vendimi u mor për të lejuar lexuesit e Postit të “vendosin vet” se për kë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Ndryshe, gazeta botoi një artikull të veçantë të premten duke raportuar se pronari i saj, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, përfundimisht bëri thirrjen për një vendim të tillë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për herë të parë në 36 vjet, Washington Post nuk do të mbështesë askënd për president në SHBA
25 Tetor, 22:31
-
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si terroristë, ushtria izraelite: Luftëtarë të Hamas e Xhihadit
24 Tetor, 16:11
-
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si terroristë: Luftëtarë të Hamasit e Xhihadit
24 Tetor, 14:41
-
Jep dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare! Paulin Ndreu deklaroi ‘arsye personale’, pritet të zgjidhet pasardhësi
6 Shtator, 15:51
-
Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret
22 Korrik, 22:08
-
Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit
1 Qershor, 13:11
-
Gazetarët e larguar nga RTSH takojnë deputeten Zhupa: Alfred Peza na shkarkoi se s’iu nënshtruam
17 Maj, 13:22
-
Dom Gjergj Meta: Mungesa e narrativës së besueshme në kronikën e zezë
12 Shkurt, 21:56
-
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër Qeverinë për ndryshimet në projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
1 Shkurt, 15:25
-
Rusia i zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, ja për çfarë akuzohet
1 Shkurt, 14:30
-
U akuzua se po përhap dezinformacion për ushtrinë e Moskës, gazetarja prej 100 ditësh në burgun rus: Gjithçka po bëhet e padurueshme
25 Janar, 13:37
-
VIDEO/ Rrëfimi drithërues i gazetares të CNN: Jam me kancer në fazën e tretë
9 Janar, 14:55