Thellohet skandali me 89-vjeçaren e abuzuar nga nipi/ Mbesa: I biri tentoi të fshihte ngjarjen, abuzuesi ka tentuar edhe me të motrën! E moshura la spitalin, sot mbledh kanaçe në fshat

TIRANË- Dy ditë pas arrestimit të Saimir Meçanit 36 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, në fshatin Grabian të Divjakës, një tjetër dëshmi nga familjarët e të moshuarës mbërrin në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Mbesa Flora Kazanxhiu, që jeton në Itali thotë se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga motra Resmija dhe i biri Ismeti, pasi në dijeninë e saj gjyshja 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar më datë 11 janar, ndërsa denoncimi u bë shumë ditë më pas pas insistimit të mbesës.

"Ngjarja ka ndodhur më 11 janar. Unë njoftova cunin e Ismetit. Goca e Resmijes më mori në telefon, hajde vetëm shikoje si është bërë. Ngjarja është mbajtur e qetë. Më 11 janar më telefonoi vajza e Resmijes, dmth mbesa e 89-vjecares. Motra e vet i ka shkuar atje dhe i ka përshtyrë në fytyrë, duke i ulëritur vëllait të vet Ismetit. Mbesa e saj më njoftoi se ishte dhunuar nga nipi dhe djali. C'ne u shëru kaq shpejt halla ime. Sapo doli nga spitali, ajo vazhdon ende të mbledhë kanaçe rrugëve. Ndërsa hematomat në fytyrë nuk tregonin shenja  dhune të ditëve të fundit. Prandaj kjo ngjarje ka ndodhur shumë ditë më parë, pasi halla ime ishte drejt shërimit"

Menjëherë sapo mësoi se çfarë kishte ndodhur me hallën e saj Flora insistoi të bëhej denoncimi në polici, por vajza e hallës së saj Resmijes i kërkoi të mos tregonte.

"Goca e hallës sime Resmijes, Miranda më kërkoi të mos tregoja. Ishte Resmija, e motra që e mori më shtëpinë e saj hallën 89-vjecare. Motra dhe djali i saj e mbajtën të fshehur këtë histori, për të humbur gjurmët. Po atë ditë kur unë e mora vesh më datë 11 janar njoftova edhe djalin tjetër të hallës, Ilir Mecanin që jeton në Greqi. Madje kam edhe telefonatën që kam bërë me të në orën 11 të natës’, dëshmon mbesa e 89-vjeçare

Flora Kazanxhiu, mbesa e 89-vjecares shokon edhe me shumë me këtë dëshmi kur tregon për bisedën që bëri paraditen e kësaj të mërkure me gruan e Ismetit Roza Mecanin. Nëna e 36-vjeçarit të arrestuar I ka pohuar se djali i saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij.

"Roza Mecani më tha se djali i saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij. Madje se ajo e ka denoncuar, por me pas e ka tërhequr".

 


36-vjeçari është arrestuar dhe rrezikon të dënohet deri në 12 vjet burg. Saimir Meçani ndodhet në burg, ndërkohë që është konfirmuar edhe akuza për përdhunim. Dhuna që 36-vjeçari ushtroi  ndaj gjyshes së tij e konfirmojnë edhe fqinjët, të cilët thonë se ai sillej keq vazhdimisht me të. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës më 31 janar në fshatin Grabian të Divjakës.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre