Themeluesit e PD, Meksi përplaset
 me Shenasi Ramën për numrin

Aleksandër Meksi në një postim në Facebook i përgjigjet Shenasi Ramës sa i përket numrit të themeluesve të PD-së. Sipas tij numri i themeluesve të PD-së është bërë konform ligjit.
 
Meksi shprehet: "Sa për ata që vërsulen e shpërndajnë për servilizëm gënjeshtra e insinuata prej rrugaçësh politik në rrjetin social si laro, nuk denjoj. Ka kush ju tregon vendin sepse tiranasit thonë: hu më hu po të ecësh, një ditë do ngulesh, dhe kam parë mjaft raste të tilla dhe nuk ja uroj kujt."
 
Reagimi i plotë i Aleksandër Meksit

Shinasi Rama, një përgjigjes time jo dashakeqëse, se firmëtarët, mbeshtetësa per Legalizimin e Partisë Demokratike, ishin mbi 300 siç e kërkonte ligji dhe jo më pak dhe për këtë komunistat na ndihmuan, i përgjigjet duke thënë se e ka marrë nga libri im. Numrat në listë nuk kanë qenë vendosur prej meje se e quajta të panevojshme, por nga botuesi, i cili ka bërë një gabim se pas nr. 289 në vend të 290 vazhdon me 230 deri në fund-275-(V.Spahiu), çka mund ta verifikojë kushdo.
Unë e kuptoj që kjo akuzë ishte dashakeqëse, si dhe ato të komunistëve se PD-në e themeluan sigurimsat, një shashkë që të liqëve ju vlen për të akuzuar këdo që nuk ju përulet, apo nuk ju mban avazin. Nuk me tremb askush dhe nuk eshte hera e pare qe ky lloj perdor te tilla akuza ndaj meje kur nuk pranoj tu nenshtrohem (andej nga viti 2000 kur dola me nje Plarforme ne publik)..
Me dashje nuk kam dashur te hyj ne detaje per ditet e protestes se studenteve dhe qytetareve te tiranes(8-12) qe kulmojnë me themelimin e PD, por me sa duket do merrem sepse e njoh me detaje.
Sa per ata qe versulen e shperndajne per servilizem genjeshtrat e insinuata prej rrugaçësh politik ne rrjetin social si laro, nuk denjoj. Ka kush ju tregon vendin sepse tiranasit thonë hu me hu po te ecesh nje dite do ngulesh, dhe kam pare mjaft raste te tilla dhe nuk ja uroj kujt..
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për të prekurit

Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për të prekurit