Theresa May humb betejën për Brexit në Dhomën e Lordëve

Theresa May humb betejën për Brexit në Dhomën e Lordëve

Dhoma e Lordëve e ka vënë në një pozitë të vështirë kryeministren britanike, Theresa May pas votimit të një amendamenti që vë në pikëpyetje projektin e saj për tërheqjen nga bashkimi doganor, me rastin e shqyrtimit të tekstit të ligjit për Brexit.

Ky amendament, i mbështetur nga anëtarë të mazhorancës, të opozitës laburiste dhe të qendrës, u miratua gjatë pasdites në Dhomën e Lartë të Parlamentit me 348 vota pro dhe 225 kundër.

Konkretisht, ai përfshin në projektligj mundësinë e Britanisë së Madhe për të qëndruar në unionin doganor, ndërsa qeveria konservatore është angazhuar të tërhiqet nga tregu i përbashkët, për të mundësuar kontrollin ndaj imigracionit dhe për të ndërmarrë lirshëm negociata tregtare me pjesën tjetër të botës.

Por një proces divorci me këto kushte nxit shqetësimin në lidhje me pasoja të mundshme mbi ekonominë dhe paqen në Irlandën e Veriut, në rast të vendosjes së një kufiri me Republikën e Irlandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase