Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot një thertore në zonën e Institutit Bujqësor të Kamzës, pasi dyshohet se drejtuesit e tij kanë futur për therje një viç të ngordhur me qëllim tregtimin e tij, fakt që është publikuar në emisionin investigativ në Top Channël ‘Fiks fare”.
Sipas AKU-së pas bllokimit të thertores është bllokuar gjithashtu edhe një sasi e konsiderueshme mishi pa vulë.
Sakaq, AKU ka çuar për ndjekje veterinerin e thertores, i cili është edhe drejtuesi teknik i saj dhe që kontrollon kafshët para therjes.
AKU i ka propozuar ministrit Edmond Panariti revokimin e licencës për thertoren.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com