TIRANE – Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkon publikisht dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke e parë këtë si mënyrë për të shkuar deri në largimin e guvernatorit Ardian Fullani, në lidhje me mega-skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Deputeti i LSI-së, doli në një koferencë të posaçme për mediat nga kryesia e Kuvendit në lidhje me këtë skandal.
Braho: Pergjegjesia kryesore i takon Keshillit Mbikeqyres, ka vegjetuar ne detyren e tij
Duke ngarkuar me përgjegjësi indivuaduale, apo kolektive, Këshillin Mbikqyrës, Braho hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj funksionimit të këtij institucioni. "Ka vegjetuar, -thotë Braho, ndërsa përmend edhe funksionimin me dy anëtarë mangët në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Krahas mungesës së tyre, mozbatueshmërisë me korrektesë vetë ato janë të paqarta dhe kanë nevojë të reformohen. Po ashtu rezulton se ndër përgjegjësitë kryesore në mënyrë koletkitve, dhe individuale ngarkon Këshillin Mbikqyrës që rezulton se është me dy mungesa, ashtu siç mungojnë dhe zv/guvernatori. Kjo strukturë kryesore drejtuese dhe menaxhuese, ndonëse e kompozuar me personalitetë të fushës ekonomike duket se ka vegjetuar, s’ka qenë kontrolluese, eficente”, - tha Braho.
Braho: Anetaret e Keshillit te bejne aktin moral dhe qytetar dhe te dorehiqen
Edhe pse paraprakisht veçoi emrat e Ermelinda Meksit, Ardian Civicit dhe Dhori Kules, të vlerësuar prej tij si “më të mençurit që duhet të japin dorëheqjen”, më tej Braho u shpreh:
“Unë u drejtohem të 7 anëtarëve, në këtë shtatëshe pjesë e tij është edhe Fullani, por unë nuk mund të merrem me emra të vecantë. Të bëjnë aktin moral qytetar më të dobishëm për ata, që të parët vetë apo në grup të japin dorëheqjen vetëm për arsye tashmë të provuar se vjedhja është evidente”.
Braho: Prokuroria nuk e ka vene Fullanin para pergjegjesise penale, Kuvendi nuk e shkarkon dot
Braho tha se peticionet dhe thirrjet qytetare për shkarkimin e guvernatorit Fullani janë të pabaza, në kushtet kur Kuvendi është i kufizuar nga ligji për ta bërë diçka të tillë.
“Kjo ngjarje nuk është vetëm moral e politik, por ligjor e institucional dhe nuk zgjidhet me thirrje për shkarkimin e Fullanit. Për shkarkimin e Guvernatorit, ligji ka përcaktuar rastet kur mund të ndodhë. Dorëheqja është çështje personale, shkarkimi dhe pezullimi kërkon disa procedura. Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjegjësi penale nga Prokuroria për Fullanin. Nuk marr përsipër të kërkoj prova në lidhje me thellësinë e veprimeve. Ndaj Fullanit nuk ka akuzë penale, në momentin që formulohet akuzë penale ai duhet të shkarkohet”, theksoi kreu i Komisionit të Sigurisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Bordi i Bankës i vendosin vetes super rroga dhe kredi me 0.5 %
anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës">