Thethi, perla turistike e veriut të vendit, mirëpret çdo vit vizitorë të shumtë

Thethi, konsiderohet si një ndër vendet më të bukra në veri të vendit.

Fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare është kthyer në një prej destiancioneve më të vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

I gjendur në qendër të Parkut Kombëtar, Thethi rrethohet nga bukuri të papërsëritshme natyrore dhe shtrihet mes majave nga ku buron lumi i Shalës; Majave të Radohimës, Harapit, e Alisë, majës së Hekurave dhe majës së Zorgjit.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku krahas pamjeve të publikuara bënë ftesë për ta vizituar në këto ditë me temperatura të larta.

“Mes freskisë dhe bukurive sekrete të Thethit”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Në fund të muajit qershor, në takimin e Kryeministrit Rama me banorët e Thethit u prezantua projekti për Thethin e së nesërmes, që në harmoni me të gjitha elementët e tjerë, do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, që të kthehen dhe me kursimet e tyre të bëjnë më shumë ekonomi se sa në emigracion.

 

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë