'The Times': Presidenti shqiptar, një nga ‘çunat’e Celtic...si Snoop Dogg

'The Times': Presidenti shqiptar, një nga ‘çunat’e Celtic...si Snoop Dogg

Gazeta britanike The Times ka publikuar ditën e sotme një artikull për videon e postuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ku shfaqet duke festuar në rrugët e Sarajevës bashkë me tifozët e Celtic FC. Kjo video u bë virale në të gjitha mediat ndërkombëtare. Meta është tani pjesë e një liste të gjatë personalitetesh botërore që mbështesin skuadrën skoceze të futbollit.

Sipas The Times presidenti i është bashkuar me reperin Snoop Dogg, dhe aktoren Jennifer Love Hewitt, në listën e gjatë e të pazakontëve me emrat e personaliteteve të famshme botërore që mbështesin skuadrën e Celtic.

Zoti Meta u duk mjaft i entuziazmuar nga takimi dhe u shpreh se diskutoi me tifozët skocezë edhe për Rudi Vatën, një ish-lojtar i kombëtares shqiptare, i cili luajti 45 ndeshje për Celtic në mesin e viteve 1990. Ai shkroi gjithashtu në profilin e tij në rrjetin social: Bluza është dhuratë nga miku i tij Rudi Vata, yllin e Kombëtares  dhe të Celtic FC.

Pasioni i Snoop Dogg për klubin e famshëm skocez u ndez kur ai ndoqi në aksion Celtic teksa mundi Barcelonën në një ndeshje të Champions League në 2012, ndërsa këngëtari do të shprehej se ishte gati të investonte në këtë klub

Kurse dashuria e Hewitt për klubin e pati zanafillën nga ish-i dashuri i saj, aktori Ross McCall, i cili u shfaq në një takim të madh me tifozët veshur me fanellën e Celtic”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 11/07/2019 23:16

    TO PAKTEN SHYQYR QE NUK VESH CILTJONE SI AI I SHOQATES TE PERDORUESVE TE QETSUESVE PER EFEKT PROTESTASH

    Përgjigju
  • Tuçi: 11/07/2019 21:39

    Show i radhës i pallangurit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze

Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze