Theu ‘Arrestin në shtëpi’ e plagosi me thikë ish-bashkëshorten se bënte zhurmë gjatë ditëlindjes, arrestohet 32-vjeçari në Rrogozhinë! Nën hetim shokët e gruas që ndërhynë në sherr

Theu ‘Arrestin në shtëpi’ e plagosi me thikë ish-bashkëshorten se bënte zhurmë gjatë ditëlindjes, arrestohet 32-vjeçari në Rrogozhinë! Nën hetim shokët e gruas që ndërhynë në sherr

Kastriot Dema dhe Charlote

RROGOZHNË- Kastriot Dema, i riu i cili qëlloi me thikë ish-gruan e tij se po bënte shumë zhurmë teksa po festonte ditëlindjen, është arrestuar ditën e sotme nga ana e uniformave blu.

Referuar burimeve zyrtare, Dema, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë ka thyer masën e ‘Arrestit në shtëpi’, duke dhunuar ish-gruan, Charlote (shtetase italiane) dhe e qëlluar me thikë në zonën e parakrahut, fatmirësisht të lënduar lehtë. Ndërkohë, duke iu referuar të njëjtave burime janë proceduar ne gjendje të lirë G. B dhe F. V.. Policia thotë se këta të fundit kanë ndërhyrë në konflikt, por Dema ka pretenduar se këto janë shokët e gruas dhe e kanë rrahur atë.

Gruaja Charlote ka marrë urdhër mbrojtje, njofton policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale "Plagosje e lehtë në bashkëpunim" në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja? Charlote ka qenë duke festuar ditëlindjen në dhomën e saj në hotel me disa të ftuar. Ish-bashkëshorti i Charlote ndodhej gjithashtu në hotelin në pronësi të tyre, por në dhomë tjetër dhe i dënuar me masën e sigurisë "arrest shtëpie", për dhunë në familje. Ai u ka kërkuar të ftuarve të bashkëshortes dhe vetë asaj që të mos bënin zhurmë gjatë festës. Ndërkohë në debat e sipër janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit burri ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar, por për fat të mirë e ka plagosur në dorë dhe nuk i ka shkaktuar probleme. Dema së bashku me ish- gruan e tij kanë një resort në këtë zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi burri i saj e dhunonte herë pas here.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!