Paketa Fiskale 2027 do t'u marrë qytetarëve 14 miliardë lekë më shumë, ndërkohë që qeveria nuk arrin të shpenzojë as fondet që ka në dispozicion. Kjo është akuza që deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara në taksa do të rëndojnë bizneset, profesionistët e lirë dhe familjet shqiptare.

Deklarata e deputetes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Të nderuar qytetarë!
 
Paketa e re fiskale është një thikë pas shpine qindra mijëra shqiptarëve, që rëndon akoma më shumë varfërinë, duke shtuar dëshpërimin e duke vrarë shpresën e mijëra familjeve.

Paketa fiskale dhe buxheti 2027 do të nxisin më tej shpopullimin, do godasin shtresën e mesme dhe do rrënojnë bizneset , profesionistët e lire dhe familjeve te varfera. 
 
Paketa e re fiskale çon në arkën e qeverisë plot 14 miliardë lekë më shumë, që do dalin nga xhepat e qytetarëve. 

Kjo paketë fiskale vjen nga një qeveri që ka miliarda lekë të pashpenzuara dhe dëme financiare: atëherë PSE duhen shtuar taksa të reja? Pse i duhen qeverisë të ardhura shtesë, kur ajo nuk arrin të përdorë as paratë që ka në dispozicion?
 
Le të flasim me fakte jo me propagandë:
 
Të ardhurat e vitit 2026 janë rreth 221 milionë euro mbi planin fillestar. 
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit per vitin 2025, janë 135 milionë euro dëm ekonomik dhe efekte financiare negative. 
Pra, një qeveri që nuk realizon shpenzimet dhe investimet publike, kërkon sot më shumë taksa nga bizneset dhe qytetarët.
Edi Rama e ka kthyer buxhetin në arkë personale.
Shkeljet e evidentuara dëshmojnë se si ndahen paratë e taksave të shqiptarëve me klientët e qeverisë.

- 168 milionë euro prokurime pa fonde të mjaftueshme! Kontrata të lidhura përtej mundësive buxhetore, tendera me fitues pa garë dhe pagesa përpunë të pakryera.
 
- 53 milionë euro fonde investimesh pa projekte konkrete! Ndërkohë, 188 projekte me financim të planifikuar nuk realizuan asgjë.
 
- Mbi 20% e shpenzimeve të gjithë vitit u kryen vetëm në dhjetor 2025!
 
Është e qartë se kjo është skema e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar!

Keqmenaxhimi bëhet akoma më i madh në Bashkinë e Tiranës. Institucioni nuk realizoi rreth 151 milionë euro investime të planifikuara gjatë vitit 2025, duke shpenzuar vetëm 48%, pra më pak se gjysmën e fondeve të parashikuara. Pra 52% e fondeve nuk jane shpenzuar .Këto shifra tregojnë qartë si funksionon babëzia e kësaj qeverie: Merr sa mëshumë para nga xhepat e shqiptarëve dhe shpërndaji te klientët duke mos kryer asnjë investim të parashikuar. 

Ndërkohë shqiptarëve u mungojnë shërbimet bazë në spitale, arsimi është shkatërruar dhe bujqësia është rrënuar.  
 
Dhe kjo jo për mungesë parash. Para ka sepse buxheti ishte me suficit rekord 772 milionë euro gjate periudhes janar- shtator 2026. Por kjo qeveri nuk është e aftë t’i rishpërndajë e t’i cojë atje ku duhet. Dhe prapë kërkojnë më shumë para nga xhepat e qytetarëve.

Fatkeqësisht, ndryshe nga sa propagandohet, paketa e re fiskale nuk garanton as uljen e çmimeve dhe as përdorim më të mirë të parave publike.

Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë në 6% me dizenjimin qe kane bere nuk do te sjelle ulje te cmimit te produkteve te qytetaret.
 
Ndryshimet e tjera do të shtojnë evazionin fiskal dhe kostot administrative për bizneset. Rritja e TVSH-së në 21% është një goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë shqiptare. Ajo godet veçanërisht profesionistët e lirë dhe do të sjellë rritje të çmimeve, dhe barra shtesë do te përcillet te qytetaret. 

Tatimi mbi fitimin rritet nga 15% në 17%.
Tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet, nga 8% në 15%.
Ulet pragu TVSH nga 10 milionë lekë xhiro vjetore në 5 milionë lekë. 

Pra, shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë për mallra dhe shërbime ndërkohë që kanë pagat më të ulëta rajon. E gjithë kjo në një kohë kur 50% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime dhe mijëra familje mezi mbyllin muajin. 
 
Edhe dëmet në ekonomi janë të mëdha. Cenimi i klimës së biznesit dhe dekurajimi i investitorëve të huaj, sic paralajmëroi edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është vetëm një prej tyre.
 Heqja e taksës së qarkullimit nuk ka efekt pasi do t’i transferohet makinës dhe do të mblidhet përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Pra, përdoret thjesht propaganda për të mashtruar shqiptarët dhe nuk ka asnjë ulje reale të cmimit të naftës.
 
Partia e Lirisë ka kërkuar 2 herë pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të Taksës së Karbonit, sic bëri së fundmi Presidenti Tramp në SHBA apo vende të tjera europiane. U kërkua pezullim takse si masë e drejtpërdrejtë për uljen e çmimit të naftës dhe lehtësimin e barrës financiare mbi qytetarët dhe bizneset.
 
Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet qytetarin. Marrim rastin e Malit të Zi, ku nga janari do të dyfishohen pagat dhe pensionet. Sepse Mali i Zi mbledh 40.3% të të ardhurave në raport me PBB, ndërsa Shqipëria 28.3%. Pra diferenca 12% ose 4 miliardë euro në vit tregon vjedhjen nga xhepat e shqiptarëve. Nëse në Shqipëri, kjo shumë shkon në xhepat e qeverisë dhe klientëve të saj, në Mal të Zi përdoret për të dyfishuar pagat dhe pensionet. 
Pra, problemi madhor i shqiptarëve është vjedhja nga Edi Rama e të paktën 4 miliard eurove në vit.

Kjo qeveri e korruptuar ka vetëm një zgjidhje: të largohet sa më parë, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për të shporrur këtë bandë hajdutësh që e kanë trajtuar vendin si plackë dhe pronë private për interesat e tyre.