Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?

Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?

Përplasja fizike në Sarandë

Një pronar lokali që ndjek më thikë në dorë klientin e tij dhe një video që bëhet virale në rrjet. Skandali i Mihalit të Himarës përsëritet, por këtë radhë në Sarandë. Një skenë nga ato që tek fqinjët tanë as nuk mund të merret me mend e jo më të jetohet.

Në fakt, një operator turistik në Itali, Greqi, Kroaci apo edhe Turqi i pret me buzëqeshje e jo me thikë në dorë klientët e tij, qofshin këta edhe jo aq dinjitozë a të pasur sa ai do të donte t’i kishte. Edhe pse nuk di çfarë ka ndodhur konkretisht në ngjarjen në fjalë, tek ne duket se vijon të dominojë arroganca, primitiviteti i një shoqërie të dhunshme, që nuk po arrin dot të edukohet. Do kërkojmë sërish që fajin ta gjejmë diku tjetër.

Sapo kemi lënë pas një histori të trishtë e të dhimbshme, një njollë të përjetshme në turizmin shqiptar, e vijojmë të përballemi me skena të tilla agresiviteti dhe dhune. Po tani, kush e ka fajin? Përsëri do t’i vërsulemi policisë? Përsëri do kërkojmë të vijnë e të na ruajnë kur ecim në rrugë, kur pimë kafe në bar, apo mbase edhe kur flemë?

A mund të kërkojmë që për çdo banor të papërgjegjshëm, për cdo akt dhune dhe sjellje të pakontrolluar t’i kërkojmë llogari policisë? Po ne ku jemi? Çfarë kemi bërë për t’i parandaluar ngjarje të tilla? A mund të kuptojmë cili është ky zotëri që në mes të ditës guxon të dalë me thikë në dorë? Kush ja jep këtë forcë? Cila është e shkuara e tij, kush e ka liçencuar si operator turistik dhe kush e ka kontrolluar aktivitetin e tij? Me cfar kriteresh licencohen këta operatorë, qofshin pronarë hotelesh, restorantesh apo mjetesh lundruese? A ka një mekanizëm kontrollues dhe ndëshkues që monitorin dhe vepron me shpejtësi dhe rreptësi në raste të tilla?

Ky njeri duhet arrestuar, tani sot. Por kam një pyetje mbase naive në dukje; A më siguron dot njeri, që pas arrestimit të tij nga policia, gjykatat nuk do ta lënë të lirë, siç kanë të lirë autorin e aksidentit pranë 21 Dhjetorit në Tiranë, apo siç gjykata riktheu në punë Arjan Tasen, pas problemeve që kishte patur disa vite më parë? A më siguron dot njeri që këtij biznesi do ti vendoset shiriti e do mbyllet që sot dhe këtij ndividi do ti hiqet jo vetëm licenca por dhe përgjithmonë e drejta për të operuar në fushën e turizmit?

Ku është zinxhiri i institucioneve, ku janë përgjegjësitë e gjithësecilit, para se të shkojmë tek policia, që me sa duket është hallka e fundit në këtë zinxhir.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arber: 09/08/2022 11:14

    Po edhe thua ne artikull : "pse prape do i turremi pilicise"? Dhe ne fund te artikullit thua : kush do me siguroj mua qe nuk denoncohemi apo tradhtohem nga policia apo gjykata?

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/08/2022 09:43

    E fillove mirè artikullin me pèrshkrimin e situatès, pèr ta pèrfunduar nè mjegull dhe amulli. Mosfunksionimi i gjykatave, korrupsioni nè radhèt e tyre, janè po aq tregues tè njè shteti tè rènè saç janè policè me gomone trafikantèsh qè prejnè koka fèmijèsh nè breg. Dritan Gremi. E gjitha, buron nga rrumpalla qeverisèse, korrupsioni qè lejohet dhe nuk luftohet, ndaj, mos u mundo tè krijosh pèrshtypjen sikur policia nuk qènkèsh "edhe aq fajtore" saç u duk njè javè mè parè. Jini njerèz me dinjitet dhe etikè profesionale dhe jo zvarranikè xhepash politikanèsh tè korruptuar.!!!

    Përgjigju
  • Edmond Dantes: 08/08/2022 04:56

    Te lumte per artikullin nje problematike qe duhet vlersuar .

    Përgjigju
  • Ani: 07/08/2022 23:03

    Përgjigje për petjen “naive” të autorit: Të rrojë vettingu!

    Përgjigju
  • Turi: 07/08/2022 22:25

    Te lumte, per artikullin

    Përgjigju
    • Turisti: 08/08/2022 07:10

      Mese e vertete, ketu ndeshkohet i drejti i ndershmi dhe kriminelet e te korruptuarit bejne ligjin dhe mbizoterojne kete shoqeri

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit