Aktorja dhe regjisorja e njohur Elma Dorezi, e cila është munduar që përgjatë një muaji të karantinimit që të pëcjell humor online për të përballuar jetën në karantinë së bashku me prindërit e saj, këtë herë zgjedh që të flas më seriozisht se kurrë.
Pas lajmit zyrtar të përhapjes së infeksionit COVID 19 në një fasoneri, Elma Dorezi u bënë thirrje që të prekurit, ose ata që kanë qenë në kontakt me njërin prej tyre të vetëkarantinohen, për të mos shkaktuar viktima.
Duke u ndjerë e shqetësuar për të moshuarit, si dhe për prindërit e saj, Elma Dorezi bën thirrje që të gjithë të gjithë të shtojmë pëgjegjësiën për të mos hedhur dëm sakrificat e izolimit mbi dyzetditor të gjithkujt që qëndroi në shtëpi për të ndalur infeskionin me pasoja të rënda të këtij virusi.