'Thirrjet për dhunë', Felaj: Një njeriu afër liderit opozitar i është ndaluar hyrja në SHBA

Një njeriu shumë të afërt pranë një lideri opozitar, i është bllokuar hyrja në SHBA. Një informacion i tillë është bërë publik nga deputetja e PS, Ermonela Felaj, por pa dhënë emër se për cilin lider bëhet fjalë. E ftuar në "Repolitix" ajo është shprehur se ky vendim i SHBA-së, ka ndodhur për shkak të thirrjeve të dhunshme që ka bërë opozita.

"Zgjedhjet do ketë në 30 qershor. Ne kemi të drejtë që të respektojmë të drejtën e qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kushdo që do tentojë të bllokojë zgjedhjet, do të ndëshkohen ashpër. Ndëshkimi do shkojë edhe më shumë se kaq, do të pengohet që të hyjë në BE dhe SHBA. Ka ndodhur për thirrje të dhunshme që përdor opozita. Ju njoftoj që një njeriu shumë të afërt të opozitës i është ndaluar hyrja në SHBA. Vendet e SHBA-BE kanë një legjislacion të dedikuar për të ndëshkuar një njeri që pengon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka ndodhur për shkak të thirrjeve të dhunshme që përdor opozita ", tha Felaj.

Më herët, sipas informacioneve të Zërit të Amerikës, autoritetet diplomatike të SHBA i kanë refuzuar vizën nënkryetarit të LSI Petrit Vasili. Lidhur me këtë ka pasur reagime nga kryetarja e LSI, Kryemadhi, si dhe vetë Vasili, duke e mohuar një informacion të tillë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 30/05/2019 12:37

    Perse moj zonje nuk e thua me emer dhe mbiemer ta dij dhe populli .jo Vetem me ShBA por dhe me BE s'duhen lejuar keta cakej

    Përgjigju
  • xzy: 30/05/2019 11:46

    kjo gjendet shume lehte eshte ekuacion me dy te panjohuna mjafton te zevendesojme x me numrin 2 dhe gjendet personi nongrata ska nevoje me e permen emnin

    Përgjigju
  • riku: 30/05/2019 11:11

    je plotikania me e afte zonja felaj.meriton vleresime dhe meriton te jesh ne poste te larta per te pasqyruar me vepra vlerat dhe dijet qe duhet te kete nje politikan ,nje perfaqesues i popullit . por sot ata qe dine dhe punojne nuk i vleresojne por i lene ne nivele te ulta per te bere punen ,dhe vleresohen ata qe sdine te bejne asgje vec militantit te verber per te kapur kuoten qe u eshte caktuar cdo muaj

    Përgjigju
    • lexues: 30/05/2019 15:48

      o riku, ka me bitch nga kjo, duket qe se ke haberin nga gjerat

  • Qytetari: 29/05/2019 23:30

    Rrofsh moj zonje qe na jep informacione rebus pa emra. Edhe une di nje magjistrat te emeruar shpejt e shpejt si magjistrat ngaqe eshte burri i nje deputetes. Ju kemi zgjedhe te na flisni me fakte dhe vepra, jo me ekuacione hajde kush e gjen vleren e x-it.

    Përgjigju
  • emigranti: 29/05/2019 22:50

    Nuk dihet sa i sakte eshte ky informacion qe behet publik nga zonja Felaj per deri sa nuk eshte komfirmuar nga zoti Kalemaj qe eshte politolog analist dhe perfaqesuesi me i zellshem i opozites qe nuk mungon asnjehere nga paneli i report tv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë