TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për imamin Bujar Hysa dhe për Genci Ballën, dy të dyshuarit si organizatorë të grupit. Ndërsa, Hysa dhe Balla nuk kanë pranuar akuzat.
Ndërkaq është dhënë masa e "arrestit me burg" edhe për Zeqir Imerin dhe Fadil Mysmilanin. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Edmond Balla, Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orion Reçi, vendimi pritet të jepet nesër.
Tetë personat e arrestuar akuzohen se, kanë rekrutuar njerëz për t'i dërguar më pas për të luftuar në Siri.
Ndërkaq, në "Facebook" është krijuar një faqe që është kundër arrestimit të imamit Abdurrahim Balla dhe personave të tjerë. "Kundër arestimit të Hoxhës Abdurrahim Balla”, është emri i faqes. Aty bëhet thirrje për protesta, ndërsa kërkohet që sot të tubohen përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjithashtu në këtë faqe bëhet thirrje për protesta ditën e nesërme pas faljes së të premtes.
Ndërkaq edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku komunikohen masat për të arrestuarit janë rritur shumë masat e sigurisë. Veç uniformave blu që janë zakonisht në shërbim, Policia e Tiranës ka dërguar atje edhe forca shtesë mes tyre dhe ato speciale të FNSH-së.
PROKURORIA SEKUESTRON VIDEOT E THIRRJEVE TE IMAMËVE
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka identifikuar dhe dokumentuar rastet e thirrjeve në internet të imamit të vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, për të rekrutuar besimtarë myslimanë shqiptarë për luftën e xhihadit përkrah fraksioneve rebele ndaj regjimit të Asad në Siri.
Burimet pranë Krimeve të Rënda në Tiranë bëjnë të ditur se janë identifikuar dy faqe interneti, www.sheriati.com dhe www.thirrjaevertete.com, ku imami Balla bënte propagandë për luftën në Siri, si dhe ka bllokuar videot.
Në thirrje imami, që mban emrin Abdurrahim Balla, bënte thirrje për besimtarëve që, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre, të shkonin në luftën për krijimin e shtetit islam.
"A1 Report" dhe "Shqiptarja.com" publikoi edhe videot e thirrjeve të Ballës, i cili duket se tregohej i kujdesshëm që në këto video të dilte vetëm me zë dhe pa figurë.
Burimet pranë Krimeve të Rënda thanë se janë duke u hetuar edhe bizneset e linjave të picerive "Hallall", nëse kanë financuar rekrutimet për besimtarët myslimanë që dërgoheshin për të luftuar në Siri.
Të martën e 11 marsit Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit arrestuan 8 persona, dhe shpallën në kërkim 5 të tjerë të akuzuar si rrjeti që rekrutonte besimtarët myslimanë për luftën e xhihadit në Siri. Në banesa u gjetën edhe armë, por nuk janë gjetur shumat monetare që financonin këtë aktivitet.

(Në foto: Një nga faqet e identifikuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda)
TË ARRESTUAR:
Genci Balla, 35 vjeç, lindur e banues në Librazhd, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)
Bujar Hysa, 43 vjeç, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzes, Tiranë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)
Edmond Balla, 25 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Organizator)
Zeqir Imeri, 34 vjeç, lindur në Dibër e banues në Yrshek, Tiranë. (Organizator, pjesëmarrës)
Verdi Morava, 48 vjeç, lindur e banues në Tiranë, (Financues)
Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Ndihmës)
Astrit Tola, 42 vjeç, lindur në Dibër e banues në Mëzes – Tiranë. (Ndihmës)
Orion Reçi, 37 vjeç, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë. (Ndihmës)
NË KËRKIM:
Gerti Pashja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Peqin, (Organizator)
Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, lindur në Dibër e banues në Laprakë, Tiranë. (Organizator, Financues)
Shyqyri Kaca, 48 vjeç, lindur në Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezes, Tiranë. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
Almir Daci, 31 vjeç, lindur e banues ne Leshnice, Pogradec. Ka qenë i vetëshpallur Imam i Xhamisë Leshnicë, Komuna Çerrave - Pogradec, me detyre Imam i Xhamisë te Leshnicë, Pogradec, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator, Financues, Pjesëmarrës)
Medi Manallari, 65 vjeç, lindur në Radomirë, Dibër e banues në Unaza e Re, Tiranë. (Financues, Pjesëmarrës)
Redaksia online
(e.s/sg/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com