Thjerrëza me proshutë të tymosur
Përbërësit:
- 400 gr thjerrëza
- 150 gr bejkon (proshutë ose llukanik)
- 3 lugë supe gjalpë
- 1 koncentrat
- 1/2 lugë supe miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë në ujë thjerrëzat i vendosim të ziejnë. Ndërkohë në tigan vëmë 2 lugë gjalpë dhe skuqim lehtë bejkonin të prerë në copa katrore. Kullojmë thjerrëzat, i vëmë në tenxhere dhe shtojmë bejkonin me 1 gotë ujë të nxehtë ku kemi shkrirë koncentratin, kripën e piperin. E lëmë të ziejë dhe në minutat e fundit shtojmë miellin e kaurdisur me pak gjalpë dhe të shuar me ujë.
Komento