Pas heqjes dorë nga politika, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kalon fundjavat në shoqërinë e afërmve të tij, pjesë të cilat i ndan edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pas lirimit me kusht ndaj akuzave për përfshirje në dosjen “Habilaj”, Tahiri është shfaqur më aktiv në rrjetet e tij sociale.

Pas publikimit të fotos me djalin e tij Drinin një ditë më parë, ish-ministri publikon foto duke u kujdesur për koshere bletësh nën dixhiturën “Me bletët punëtore e me njerëz punëtorë” dhë në një foto tjetër Tahiri e ka shoqëruar më një dixhiturë pikante “Një thumb larg”.

Pas udhëtimeve në mal, xhirove me kalë në bregdet dhe më e fundit kujdesi ndaj koshereve të bletëve, nuk dihet cila do të jetë aventura e radhës e ish-ministrit Saimir Tahiri.