Një 26-vjeçar ishte në masë sigurie “arrest shtëpie” për dhunë në familje, por kjo nuk e pengoi që të dalë nga banesa dhe të nis aktivitete të tjera kriminale. Në fillim të prillit i riu u arrestua nga policia sërish pasi vetëm në muajin mars, kohë kur ishte me masë nga gjykata, vodhi ose tentoi të vjedhë të paktën në 8 raste banesa dhe biznese. Ky veprim i kushtoi, pasi tanimë, nga shtëpia përfundoi në paraburgim.
Ngjashëm me të, një tjetër 28-vjeçar në Vlorë, në maj të vitit të kaluar, ishte po ashtu në masë “arrest në shtëpi” për plagosje. I riu doli, dhe gjatë një konflikti plagosi sërish një tjetër me thikë.
Të dhënat zyrtare të siguruara nga Report Tv flasin për një numër të konsiderueshëm rastesh të thyerjes së masës së sigurisë. Gjatë vitit të kaluar u konstatuan 375 episode të tilla, pak më shumë se 1 në ditë. Fenomeni ka shënuar një rënie të ndjeshme, të paktën në tre muajt e parë të këtij viti. Në të gjithë vendin, u regjistruan vetëm 34 raste të thyerjes së masës së arrestit, pak a shumë 1 në 3 ditë.
Kodi Penal e parashikon thyerjen e masës së “arrestit në shtëpi” ngjashëm me arratisjen nga burgu, si “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Kjo vepër penale rëndon ndjeshëm pozitat e shkelësit, të cilit përveç veprës penale që ka kryer më herët i shtohet edhe ajo e largimit, dhe rrezikon deri në 5 vjet burg shtesë vetëm për të.
Jo të gjithë rastet e “arrestit në shtëpi” ruhen me polic te dera. Përgjithësisht gjykata vendos ruajte për raste specifike për individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Alternativave e përdorimit të byzylykëve në kyçin e këmbës, e tentuar disa vite më parë, dështoi duke përfunduar në dyert e gjykatave, mes shtetit dhe kompanive që ofruan shërbimin.
Komente











Kjo eshte e keqja e djallit ne detaje,sepse thoni /rrezikon deri ne 5 vjet burg/.Do te ishte mire ajo fjala /rrezikon/ te mos ishte,po keshtu dhe /deri ne/.Perkthyer d.m.th qe /i rrezikon/,pra edhe denohet edhe mund te mos denohet dhe gjithashtu kur thua /deri ne/,te le pershtypjen qe i merr ato 5 vjet,por mund te marre dhe me pak.Ligji duhet te jete i prere.Po shkele arrestin ne shtepi,te shtohen automatikisht 5 vjet ne denim.Gjithashtu kam pershtypjen qe gjykatesit dhe avokatet nuk e bejne punen sic duhet,kur japin /arrest shtepie/,duket qe nuk ua bejne te qarte sa duhet,ose nuk ua sqarojne fare te akuzuarit kete shtimin me 5 vjet,nga ana tjeter mund te kemi te bejme dhe me kokekrisur qe e mendojne veten mbi ligjin,ose te pakapshem,ndryshe nuk shpjegohen shkeljet e shpeshta.
Përgjigju