Si është e mundur që, ndonëse, sipas vlerësimit të përgjithshëm, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur shtetin dhe thuaja se të gjitha resurset e vendit i ka shndërruar në asete partiake, grupore e klanore, e megjithatë ta mbajë pushtetin kaq gjatë dhe, gjithsesi, të jetë partia me më së shumti ndikim gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës?
Kur gjërat marrin rrjedhën e rrethit vicioz, atëherë është vështirë edhe të ndryshohet drejtimi i tyre.
Sipas përkufizimit, vicious circle është përsëritja e situatës në të cilën një problem e shkakton tjetrin dhe ky i dyti vetëm sa e bën edhe më të keq të parin.
Dhe, kështu deri në pafundësi. Deri sa të mos shfaqet një forcë e re, më e madhe, e jashtme, apo ato të brendshmet të fitojnë një dinamikë të re.
Në rastin tonë, partia në pushtet e ka kapur shtetin, prandaj njerëzit duhet ta mbështesin atë për të gjetur punë, apo për përftime të tjera.
Sipas logjikës, ajo s'ka pushuar të jetë e fuqishme në skenën politike edhe pas aferave e skandaleve, pas të cilave secili njeri në këtë vend është ndjerë me inteligjencë të fyer.
Por, tashmë kësaj po i shihet fundi dhe rrethi vicioz ka gjasa të forta të thyhet njëherë e mirë.
Partitë politike të opozitës, të cilat gjithsesi i kanë kontribuuar deri më tash kësaj gjendjeje, duke ndjekur secila agjendën dhe interesat e saj pa i pikasur problemet madhore të këtij vendi, më në fund u bashkuan.
Nuk duhet të ketë shumë rëndësi fakti se ky bashkim, megjithatë më shumë është rezultat i pozicioneve delikate, në të cilat janë gjendur prijësit e disave prej tyre pas zgjedhjeve të qershorit, ndërsa perceptimi i tyre për partinë në pushtet më shumë është ndikuar nga sjellja e liderit të saj ndaj tyre sesa për të këqijat që ka pësuar ky vend nga ky pushtet.
Sigurisht, historinë nuk e bëjnë vetëm veprimet e qëllimshme dhe të menduara, por edhe ngjarjet e rastësishme e të papritura, ndonjëherë të këqija, herën tjetër më të volitshme.
Çfarëdo qofshin rrethanat, fakti më i rëndësishëm është se ndodhemi para një momenti vendimtar për t'i dhënë fund periudhës së pasluftës, e cila në rastin tonë zgjati tepër shumë, me të gjitha të këqijat e saj. Liderët tanë opozitarë, po ashtu, duhet ta kenë parasysh se, më shumë se me meritë të tyre, kushtet për ndryshime janë ngjizur gjetiu.
Ndonëse në procesin e zgjidhjes së ngërçit politik ndërkombëtarët nuk u përzien, për të na lënë “të rritemi”, prania e tyre në sfond, megjithatë, do të ketë qenë e rëndësishme, në mos edhe ndikimi i drejtpërdrejtë, sigurisht duke ua bërë me dije politikanëve kosovarë, para së gjithash atyre në pushtet, se nuk do të lejojnë të krijojnë trazira me shkas në mospajtimet politike.
Burimet e klimës për ndryshime duhet kërkuar, ndoshta, edhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë e evropianë për korrupsionin e udhëheqjes politike në Kosovë, si edhe gjetiu në Evropën Juglindore, dhe qasjes së re të tyre ndaj këtij regjioni të parehatuar.
Me një fjalë, se s'do t'i përkëdhelin më ata që njëkohësisht shfaqen edhe si zjarrvënës, edhe si zjarrfikës.
Meqenëse në sfond të marrëveshjes së Bllokut opozitar, megjithatë qëndrojnë edhe hesapet rreth ndarjes së posteve, megjithatë do të ishte tepër e dhimbshme në qoftë se shkaku i tyre ndodh përçarja e Bllokut dhe humbja e rastit për ndryshime.
Fundja, do të jetë më mirë me ta, përndryshe Kosova, në një vëmendje të re të bashkësisë ndërkombëtare, ka gjasë që me ta e pa ta, më kurrë të mos jetë ajo ç'ka qenë para 8 qershorit.
/Shqiptarja.com