Thyhet rekordi, një Ferrari shitet për 60 milionë euro

Thyhet rekordi, një Ferrari shitet për 60 milionë euro

Ferrari

Makina sportive Ferrari, e prodhuar në vitin 1963, është shitur për 52 milionë stërlinas (60 milionë euro). Kjo shumë e çmendur e paguar nga blerësi vjen prej faktit se në botë janë ndërtuar vetëm 36 makina të këtij modeli. 

Ndryshe nga ngjyra e kuqe e zakonshme për një Ferrari, ky model është ngjyrë argjendi dhe të verdhë. Një makinë që është renditur në vendin e katërt në garën 24 orëshe të La Manshit në vitin 1963 dhe ka fituar Turin e Francës një vit më vonë.

Blerësi i kësaj makine është një koleksionist amerikan (nuk dihet emri i tij), që e bleu atë nga Christian Glaesel, ish-pronari i një prej makinave më të mira që ka prodhuar ndonjëherë Ferrari. 

Ky model Ferrari 250GTO kohët e fundit është ekspozuar në disa evente të ndryshme në Gjermani nga ish-pronari Glaesel, që gjithnjë kishte premtuar se do ta ruante makinën. Por përballë një oferte të tillë (60 milionë euro apo 70 milionë dollarë), ai nuk mundi të rezistonte, një rekord shitje për një makinë sportive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im

'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im