'Ti je katunar, nuk je si këta', Rama merr Zahon përdore dhe shkon në Panairin e Bujqësisë: Ka shumë për të parë dhe mësuar

TIRANE- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin “Shqipëria punon tokën” i çelur në sheshin Skëndërbej, ku për dy ditë do të zërë vend ajo pjesë e Shqipërisë që punon e prodhon për tregun vendas dhe eksportin.

Gjatë fjalës së kryeministri u shpreh se bujqësia është një fushë ku po bëhen ndryshime kolosale, ndonëse problemet ekzistojnë dhe janë pjesë e procesit të zhvillimit. “Është një edicion shumë më i madh se vitet e mëparshme. Ka shumë gjëra për të parë dhe për të mësuar. Ajo që nuk del dhe nuk duket në pasqyrat e medias, këtu është një mundësi për ta parë dhe për ta kapur si sintezë në një fushë ku po bëhen ndryshime kolosale dhe pastaj në pasqyrat e medias dalin vetëm problemet që patjetër dhe ato ekzistojnë, por janë pjesë e procesit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga djali i tij i vogël Zaho, me të cilin vizituan njëra pas tjetrës stendat e vendosura në sheshin Skëndërbej, ku u njohën edhe me produktet e ekspozuara. Ata u ndalën edhe tek kafshët të cilat janë sjellë nga fermerë nga e gjithë Shqipëria. Rama shkëmbeu edhe batuta me të birin teksa tha se është njohës i mirë i emrave të kafshëve. 'Se është katunar i njeh mirë', tha kryeministri.

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi tha se panairi është konceptuar si një ditë që sjell fshatin në zemër të Tiranës, pikërisht për të parë nga afër dhe drejtpërdrejtë  ndryshimin e madh që ka ndodhur. Ministri u shpreh se shumë investitorë të mëdhenj, po i kthejnë sytë nga sektori bujqësor për të investuar.

“E kemi konceptuar si një ditë që të sillnim të gjithë fshatin në qendër të Tiranës, për të parë dhe më mirë me sy drejtpërdrejtë. Ky panair demonstron një ringritje të fshatit dhe një kthim edhe të investitorëve të mëdhenj. Kemi shumë investitorë të mëdhenj që po i kthejnë sytë nga sektori bujqësor për të investuar. Ne po bëjmë të pamundurën edhe nëpërmjet politikave fiskale që kemi ndërmarrë, duke lehtësuar nga taksat, por edhe nëpërmjet ndihmës, qoftë skemës kombëtare, qoftë të BE-së përmes programit IPARD dhe politikat tona dua të them që po rezultojnë të suksesshme”, tha Çuçi.

m.v./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento

Komente

  • Zaho: 17/11/2019 00:10

    Te Rujt Zoti se Ti ne e gjel. KALIN PER DORE E KE. MOS TE THEM MUSHK FARE

    Përgjigju
  • tironci: 16/11/2019 22:10

    katunar si ky te ishin te gjithe milionera

    Përgjigju