Dita e dielë ishte e veçantë për familjen Lipa. Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Anesa Lipa, festoi 54-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi më i ndjerë erdhi nga vajza e saj.

Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa publikoi disa fotografi nga albumi familjar, mes tyre edhe një imazh të fëmijërisë, duke ndarë me ndjekësit disa nga kujtimet e tyre.

Në mesazhin që shoqëronte fotot, këngëtarja falënderoi nënën për gjithçka ka bërë për familjen dhe e përshkroi si personin që i ka mbajtur gjithmonë të bashkuar.

“Gëzuar ditëlindjen mami im! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë të mirë në jetën tonë ia detyrohemi dashurisë, durimit dhe forcës tënde! Ti je mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë”, shkroi Dua Lipa.

Postimi u mbush menjëherë me pëlqime dhe komente nga fansa e ndjekës të artistes, të cilët iu bashkuan urimeve për Anesa Lipën.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Qershor, 15:40

    Si ju duket plani i protestës për të shpërndarë qeverinë e Kuvendin dhe zgjedhja me short mes qytetarëve?