‘Ti nuk luan se nuk je servil’, ‘plas’ te Kombëtarja? Babai i Uzunit: Mos u mërzit biri im

‘Ti nuk luan se nuk je servil’, ‘plas’ te Kombëtarja? Babai i Uzunit: Mos u mërzit biri im

Kombëtarja do të luajë sonte ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Lituanisë në Air Albania, por atëherë kur dukej se mbizotëronte një atmosferë shumë pozitive, vjen një status që tregon se jo gjithçka shkon vaj në kombëtare edhe pse ndeshja e fundit me Bjelloruinë u fitua 0-2.

Babai i futbollistit Myrto Uzuni, Artani, ka shkruar një status të gjatë ku aludon se i biri i tij nuk luan në formacion pasi ka ngritur zërin kundër padrejtësive. Artani i drejtohet të birit me ‘ti nuk je servil’ dhe ‘mos u mërzit babë’.

“Shqiponja e ardhur nga periferia e qytetit 2400 vjeçar, Berati. Myrto Uzuni, 77, ti erdhe nga hiçi bab, nga rrugicat e lagjes Uznovë. Askush nuk besonte tek Ty, vetëm Ti edhe unë besonim se mund t’ia dilje. Edhe unë nuk besoja se Ti mund të arrije kaq lart.

Unë besoja dhe do isha i kënaqur që ti të vishje fanellën e qytetit tonë Beratit, por Ti u ngjite shumë lart bab. Më the dikur, kur ti ishe vetëm 15 vjeç, kur hyre për herë të parë dhe shkele fushën e stadiumit Dinamo, kur ishim për një vizitë në Tiranë.

A do loz vallë unë ndonjëherë te këto fusha? Por kur të pashë në Stade de France, duke kënduar himnin e flamurit, sytë e mi u mbushën me lot. Tani për Ty stadiumet janë kush e ka radhën?

Myrto, mbase je mërzitur se nuk mund të lozësh as sot, në ndeshjen e radhës së kombëtares sonë. I urojmë suksese kombëtares sonë në ndeshjen e sotme, loz apo nuk loz TI.

Myrto, ti diku mund të kesh krijuar qejf-mbetje për diçka që ke folur apo ke ndjerë. Ti fole për mister Cristian Panuçin dhe që nga ajo ditë Ti ke qëndruar vetëm në stol.

Mos u mërzit babi, ti je nga ata djem që e njeh NDERIN. TI nuk je servil bab dhe ashtu vazhdo, loz apo nuk loz. Besoj se nuk ka arsye tjetër shpjegimi që Ti të rrish në stol tek ndeshjet e kombëtares, jo se je djali im dhe unë kam qejf që ti te lozësh, por kam dëgjuar këta PALO gazetarë që thonë “lojtarët tanë të kombëtares janë pa minuta në këmbë, ndërsa lojtarët e Bjellorusisë ishin lojtarë që kampionati i tyre vazhdonte dhe do ishin më mirë në kondicionin e tyre fizik”.

Ndërsa një lojtar si Ty bab, me 3500 minuta në këmbë, lojtar formacioni në çdo ndeshje, të lënë jashtë dhe mënjanë. Ku janë këta Gazetare sot, që në ndeshjen e parë tënde me kombëtaren thoshin ‘këmbët XIXA i bënin Myrto Uzunit.

Të gjithëve duhet t’u jepet mundësia për ta veshur atë fanellë, por gjithmonë kush e meriton. Kjo është e vërteta. Mos u mërzit bab, ti kudo ku ke vajtur ke bërë histori. Vajte tek Laçi, hyre në historinë e klubit. Po ashtu edhe tek Lokomotiva e Zagrebit. Mbase të ndihmon Zoti edhe me Ferencvaroshin e kaloni në grupet e Champions.

Bab, ti do më kërkosh që unë ta fshij këtë postim, por unë nuk do ta fshij edhe sikur të më lutesh dhe të më përgjërohesh, prandaj mos e merr mundimin të ma kërkosh një gjë të tille. Fitore Shqipërisë, 3-0, me golat e Balaj, Roshit e Manajt”, shkroi babai i Uzunit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 08/09/2020 14:45

    Djalit tat ju dha mundesia per te luajtur 30'dhe cfare beri, nje vrime ne uje beri, Ja nje arsye pse Kombetarja shqiptare humbi ndeshjen , Shqiperia eshte nje ekip i vogel dhe formamacionin baze me te mire qe ka nuk duhet ta ndryshoje, eksperimentet kombetarja jone per te motivuar lojtaret e rijne dhe lojtareve te vjeter qe nuk kane se cte japin me ti beje kur ajo te kete arritur objektivin e saj. Formacioni me Bjellorusine ishte i mire , por mos paraqitja e mire ne pjesen e dyte, te len te dyshosh se eshte i parapregatitur per te justifikuar ndeshjen e radhes me lojtare te rijne.Nuk jemi Gjermania qe te bejme eksperimente te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…