Nga sot dhe deri më 10 shtator 2023 të gjithë pasagjerët duhet të mbërrijnë në aeroportin "Nënë Tereza" të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Shkak është rritja e fluksit të pasagjerëve që hyjnë e dalin nga Aeroporti i Rinasit.
"Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet" thuhet në njoftimin e TIA-s.
Mbi 1 milionë vizitorë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht nga Aeroporti Nënë Tereza.
Më mirë 8 orë para. Ajde turizëm hajde
Përgjigju