Covid, ja rregullat e reja për fluturimin me avion: maska të detyrueshme, 1.5 m distancë në bord, e shumë të tjera...

Covid, ja rregullat e reja për fluturimin me avion: maska të detyrueshme, 1.5 m distancë në bord, e shumë të tjera...
<p>Të fluturosh mbase nuk do të jetë aq e vështirë, madje edhe në kohën e koronavirusit, mjafton të zbatosh disa rregulla.

Easa, Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit, dhe ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë përgatitur një dokument me 28 faqe, i cili përcakton rregullat e reja të udhëtimin ajror.

Dy autoritetet evropiane të shëndetit dhe të sigurisë kanë parashikuar një distancë prej 1.5 metrash midis pasagjerëve në avion.

Përsa i përket maskave, ato duhet të ndërrohen çdo 4 orë fluturim. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm për të gjithë, përveç nëse bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 6 vjeç.

Nëse pasagjeri nuk ka maskë ai nuk lejohet të hipi në avion. Dy autoritetet evropiane kanë vendosur gjithashtu se pasagjerët duhet të vërtetojnë kushtet shëndetësore përmes vetë-çertifikimit mjekësorë. Pasojat do të jenë të rënda nëse deklarimi do të jetë i rremë.

Easa dhe ECDC kanë vendosur që nuk do të jetë e nevojshme që pasagjerët të jenë të pajisur me pasaportën e imunitetit pasi testet serologjike nuk janë plotësisht të besueshme. Rregulla të reja ka gjithashtu për sa i përket hipjes në aeroplan.

Pasagjerët në radhën e fundit duhet të futen në avion të parët dhe pastaj, gradualisht, të tjerët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë