TIFF hap siparin, "Anija e Ëmbël"
pritet me interes nga publiku

TIFF hap siparin, pritet me interes nga publiku">
Të premten në mbrëmje u çel me projektimin e filmit “Anija e Ëmbël” edicioni i 10 i Tirana International Film Festival, i cili do të jetë për një javë ngjarja më e rëndësishme kinematografike në kryeqytetin shqiptar.

Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani, i dha urimin këtij aktiviteti me një pritje të ngrohtë në Rezidencën e tij. Njerëz të artit, të kulturës e të mediave nga Shqipëria dhe jashtë patën mundësinë të shkëmbenin emocionet e para për këtë film dhe eveniment. I pranishëm balerini ynë Kledi Kadiu, regjisori i filmit Dario Vicari dhe shumë pjesëmarrës në garën e edicionit të 10-të të TIFF.

Drejtori i TIFF, Ilir Butka tregon si do të jetë ky edicion i TIFF.

“Është një festival që ruan traditën tashmë të konsoliduar të disa festivaleve më parë, të prezencës edhe të filmit të gjatë dhe të filmit të shkurtër. Një vend të respektuar ka zënë edhe filmi shqiptar, kështu që është ndarë në tre seksione, filmi i gjatë, filmi i shkurtër dhe filmi shqiptar. Zhvillohet në harkun e 10 ditëve, fillon në mëngjes herët me prezantimin e filmave dhe të regjisorëve që marrin pjesë dhe mbyllet në darkë vonë, duke marrë në konsideratë që çdo seksion pas mbylljes së ciklit të tij, vjen me vlerësimet e jurive përkatëse.
Këtë vit kemi sjellë dy filma, të cilët para pak kohësh u prezantuam në festivalin e venecias, i pari ishte filmi “Jon” që fituam çmimin e gazetarisë dhe filmin “Anija e Ëmbël” e Daniele Vicarit që u prezantua sot. U prit mirë nga publiku , interesi ishte vërtet i madh, ndoshta dhe për arsye të vendit sepse herë të tjera kemi qenë të pernalizuar për arsye të pozicionit jo qendror të sallër. Ost ishte një publik shumë i interesuar”, u shpreh Butka.

Daniele Vicari është regjisor i ri, por shumë i suksesshëm në Itali. Me filmin “Anija e Ëmbël”, ku protagonistë janë Kledi Kadiu, Robert Budina, të cilët tregojnë historinë e tyre në emigrimin me anije në fillim të viteve ’90, fitoi çmimin “Pasinetti” si dokumentari më i mirë në Festivalin e Venecias.

“Dy vjet më parë, kur më propozuan një ide për këtë film mendova menjëherë për “Anijen”, sepse mbërritja e asaj “Anije” është momenti kur Italia zbuloi se përballë saj kishte Shqipërinë. Për shkak të Luftës së Ftohtë nuk ekzistonte Shqipëria për Italianët dhe kur erdhën shqiptarët tek ne zbuluam se Italia për shqiptarët ekzistonte. Ky është një dizekuilibër që në këto 20 vite është riekuilibruar. Ishte e vështirë, ka pasur edhe probleme sepse ne ishim të mbyllur, nuk ishim të hapur. Në Itali jetohej mirë, jo keq. Mbërritja e gjithë këtyre njerëzve na linte në vështirësi, na fuste frikën dhe mbi këtë frikë dikush fitoi dhe zgjedhjet. Ndërsa tani që kanë kaluar 20 vite ne duhet të mendojmë në një tjetër mënyrë. Është diçka që duhet ta bëjmë për vete dhe për fëmijët tanë.
Kam frekuentuar gjithmonë shqiptarë në Itali. Miq dhe kolegë pune. Këtu kam ardhur në 2003 për të prezantuar një film timin dhe bëra dhe prova në akademinë e Arteve ku zgjodha një aktor që u bë protagonisti kryesor I filmit tim te dytë. Quhet Luli. Kjo marrëdhënie me Shqipërinë nuk është një gjë e re për mua, edhe pse në këto vite nuk kam qenë shumë i lidhur. Ishte dokumentari ai që më lejoi të vendos më në fokus këtë vend.
Në vitin 2003 unë pashë Tiranën, jo Shqipërinë. Edhe tani shoh Tiranën që ka ndryshuar totalisht dhe është një ndryshim shumë i bukur. Ndjej shumë energji. Të njëjtën energji e kam ndjerë dhe në Rumani. Këto dy vende më duken se kanë shumë dëshirë për të ardhmen dhe është e rëndësishme, e këndshme. Ndërsa shoqëritë perëndimore janë pak të shuara, të trishtuara, jo gjithmonë për fat, por janë. Këtu ndjej shumë energji, shumë të rinj në rrugë, shumë dinamizëm dhe shpresoj që kjo t-i sjellë të mira popullit shqiptar, sepse ndoshta ka ardhur momenti për të thënë mjaft me vuajtje”, shprehet regjisori i filmit Daniele Vicari.

Kledi Kadiu vjen shpesh në Tiranë. Balerini i talentuar është vlerësuar për sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë në këtë tregim autobiografik. Ka kaluar edhe ai një natë të këndshme mes të njohurve të shumtë në kryeqytet, në mbrëmjen e organizuar në Residencën e Ambasadorit Gaiani. I pëlqen Tirana, por bën apel për kujdes dhe për respektim të rregullave. Tranzicioni nuk mund të zgjasë pa fund.

“Anija e Ëmbël ishte dhe është një eksperiencë jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për mua dhe të gjithë shqiptarët që kanë jetuar atë periudhë. U rikthyem në kujtimet e 21 viteve më parë dhe sadisfaksioni më i madh ishte sot në Tiranë ku pas gjithë këtyre viteve u shfaq në Tiranë, në vendlindjen time. Është hera e parë që ky film projekton imazhin e shqiptarëve në mënyrë pozitive ku të paktën vitet e fundit në Itali emigrantët janë në qendër të kronikës së zezë dhe ky ishte një nga motivet kryesore që unë u binda dhe e bëra, besoj se qëllimi u realizua”, u shpreh aktori Kadiu.

I pyetur sesi e shikoni Tiranën sa herë ktheheni këtu, Kadiu përgjigjet: “Ka gjithmonë shumë lëvizje, njerëzit janë gjithmonë më vrull. Ka hyrë pak ai ankthi që ka edhe Europa, gjithmonë stresi i lëvizjes kush të shkojë më shpejtë. Nuk ka shumë edukata nëpër rrugë. Kjo është një gjë që vë re dhe më vjen keq që e them. Normale që çdo vend që ecën përpara ka ato vështirësitë e fillimit por është e rëndësishme që nuk jemi më në fillim. Kanë kaluar 20 vjet, hapat duhet të jenë më mirë më të ngadalta por më të sigurta dhe jo me shumë stres dhe zhurmë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi