TIRANE - Festa e tifozëve kuqezi ka shpërthyer në rrugët e kryeqytetit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Portugali-Shqipëri. Super goli i shënuar nga sulmuesi Bekim Balaj ka bërë që dhjetëra tifozë të kombëtares të kalojnë ne ekstazë dhe të festojë tre pikët e para në grup në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Me flamujt kuqezi në duar dhe me brohorima tifozët kanë shprehur gjithë lumturinë e tyre. Kjo fitore historike ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me urime ku nuk ka munguar as Kryeministri Rama i cili shkruan:
“Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës! Na rikujtuan se asgjë s'është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë. Dhe më e bukura ishte se u dukëm si djemtë e Murinjos mu në atdheun e tij, ata sulmo e ne fito, ata gjuajtjet e ne pikët. Ç'kënaqësi të bësh botën të flasë mirë për vendin tënd! Lum si çunat e Kombëtares sonte e faleminderit#ForcaShqipëria” përfundon Rama.
Urime kanë ardhur edhe nga Ministrja e Sporteve Nikolla dhe qindra tifozë. Djemtë e De Biasit siguruan tre pikët e para në grup. Ndeshja e radhës është më 11 tetor ndaj Danimarkës dhe pritet të luhet në stadiumin e ri “Elbasan Arena”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ç'kenaqesi te besh boten te flase mire per vendin tend!Lum si çunat e Kombetares sonte e faleminderit#ForcaShqiperia pic.twitter.com/sMaXyGeAnC
— Edi Rama (@ediramaal) September 7, 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

VIDEO