Mario Balotelli ka rënë sërish pre e koreve raciste në ‘Seria A’. Sulmuesi italian në ndeshjen Brescia-Lazio përveçse realizoi një gol është bërë protagonist edhe i kësaj ngjarje të shëmtuar që po përsëritet herë pas here në kampionatin italian.
Këto kore nga tifozët e Lazio-s padiskutim e shqetësuan Mario Balotelli-n që në një moment i kërkoi arbitrit të ndërpriste ndeshjen. Ky i fundit e bëri diçka të tillë për disa minuta, por më pas takimi rifilloi.
Pas ndeshjes Brescia ka dërguar një ankesë në federatën italiane të futbollit për të penalizuar Lazio-n. Ndërkohë përsa i përket Balotelli-t kjo nuk është hera e parë që ai bëhet pre i këtyre situatave. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Verona-s ku futbollisti në shenjë revolte goditi topin drejt tifozëve që bënin gjestet e majmunit.