Sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit në kampionatin e Kosovës është ndërprerë pak momente para fundit të saj.
Teksa sfida u zhbllokua në minutën e parë të sfidës nga Krasniqi, portieri i ekipit vendas, Enea Koliqi barazoi gjithçka në minutën e 95.
Festës së ekipit iu bashkuan edhe tifozët, ku gjatë këtij momenti, portieri i ekipit mik, Stivi Frashëri u godit nga këta të fundit. Menjëherë pas këtij incidenti, Frashëri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur.
Pamjet më poshtë tregojnë momentin e sulmit ndaj gardianit nga Korça.