Tifozët skocezë 'ndezin' Shkodrën; kërcejnë gjysëm të zhveshur këngën shqiptare 'Xhamadani Vija Vija'

Tifozët skocezë duket se janë të mobilizuar për të shijuar çdo moment gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Sot ata janë shpërngulur në Shkodër, aty ku do të luhet ndeshja e Nation League mes Kombëtares sonë dhe Skocisë.

Gjithsesi ashtu siç e treguan edhe vetë ata të premten, rezultati do të jetë në plan të dytë. Ashtu si në Tiranë, edhe në Shkodër skocezët fillimisht kanë eksploruar qytetin, ku shpesh herë janë hasur të shumtë në rrugë. 

Pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka lënë pa provuar birrën tonë. Në tingujt e muzikës skoceze e shqiptare si dhe gjysëm të zhveshur, ata kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë kërcyer për disa orë në stendat e ngritura enkas për ta. Këtë gjë e tregon më së miri edhe një video e realizuar në pedonalen e Shkodrës, ku tizofët skocezë së bashku me ato shqiptarë kërcejnë të entuziazmuar këngën "Xhamadani Vija Vija".

Në Shkodër mendohet të jenë mbi 2 mijë tifozë skocezë. Disa prej tyre mbërritën në vendin tonë që në fillimin e javës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve sa herë i hasnin në rrugë. Ata erdhën në Shqipëri edhe me një mision shumë human, duke bërë bamirësi për fëmijet me sindromën “down”. Sido që të shkojë ndeshja, misioni i futbollit për bashkim në këtë rast është përmbushur.

Skocezët dhe shqiptarët kërcejnë së bashku “Xhamadanin”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh