Timo Flloko publikon videon e veçantë nga ditëlindja e fundit e Kadaresë, interpreton poezinë e shkrimtarit

Timo Flloko publikon videon e veçantë nga ditëlindja e fundit e Kadaresë, interpreton poezinë e shkrimtarit

Ismail Kadare dhe Timo Flloko

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ndërroi jetë të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare. Të shumta kanë qenë ngushëllimet dhe mesazhet e personaliteteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, vendet europiane dhe përtej Atlantikut.

Ditën e sotme Vera Grabocka dhe Timo Flloko kanë publikuar një video te veçantë me Kadarenë. Një video e regjistruar në 28 janar 2024, në ditëlindjen e fundit të shkrimtarit.

Fillimisht në video shfaqet shkrimtari duke fikur qiriun teksa Helena Kadare, Vera Grabocka dhe Timo Flloko i këndojnë “Shumë urime për ty”. Ndërsa më tej aktori shihet duke interpretuar poezinë “Kristal” të shkrimtarit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet