Bejko rrëfen njohjen me Kadarenë: Ishte kartëvizita më e mirë për ne shqiptarët! Një njeri racional me humor

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë vijon të diskutohet ende lidhur me veprën që la pas shkrimtari i madh shqiptar, i përkthyer në 46 gjuhë të botës.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn, ish prefekti i Gjirokastrës Roland Bejko rrëfeu si e ka njohur Kadarenë dhe vizitat në shtëpinë e tij në Paris.

'Kadarenë  për herë të parë e kam takuar përmes Dimrit të Vetmisë së Madhe, qarkullonte si libër i ndaluar në atë periudhë. Jemi takuar në vitet 2000 në Gjirokastër. Së bashku me ish kryetarin e bashkisë, Kadare kërkonte të vizitonte Lazaratin. Ishte problematikë në atë kohë mes shtetit dhe banorëve të fshatit. Më bëri përshtypje se kur shkuam u dha dorën banorëve, dora e tij prekte duart me kallo. Pasi pimë kafe do kthehem në Tiranë do flas në televizion për Lazaratin dhe banorët do flas me ministrin e Brendshëm.

Duart  tyre kur ishin me kallo janë punëtorë dhe do flas mirë për ta. Foli në televizion dhe kishte relaksim të marrëdhënieve. Momenti i dytë ka qenë në Francë. Ishim për doktoraturë në universitetin Alzas 2 me Mark Markun dhe Henri Çilin. Kishim një profesor një Golist që donte Shqipërinë. Pasi mbaruam punë me të shkuam bë kafe Rostand. Është ora 12 kur del Kadareja. Sapo zbresim tek kafeja, ballë për ballë me Ismailin dhe thotë po ju këtu. U ngjitëm në shtëpi. Sa u ulëm televizioni jepte një gjyq të Karaxhixh dhe fokusi i bisedës tek Kisha Katolike në Prishtinë. Do zbuste harmoninë fetare. Kishte simbolikë gjeopolitike. Kadareja ishte i shqetësuar mos avancimin e këtyre punimeve.

Duhet të rregulloheshin marrëdhëniet me Vatikanin, që ende nuk e ka njohur Kosovën. Dy tre ditë më parë kishte ndodhur sulmi mbi manastiret serbe dhe ishte i mendimit që vetë qeveria duheshin ndërtuar ato. Pastaj kaloi tek politika e brendshme dhe ishte i shqetësuar. Me detaje i njihte. Ishte më i update-uar se unë. Më bëri përshtypje sepse diskutohej do emërohej ministri i brendshëm, dhe thoshte se duhet të jetë ministri më i kulturuar që duhet të ketë vendi. Kryeministrat shqiptar e kanë mendjen që të venë njerëz të ashpër, duhet njeriu më i kulturuar. Edhe emri duhet ndryshuar, ministri e Brendshme të kall datën. E kam takuar edhe pasi shkroi Darka e Gabuar.'  

Më tej Bejko tregon tipare të karakterit të Kadaresë dhe njohja e tij në Francë dhe kudo.

'Një njeri racional, i ftohtë ka humor, shpoti dhe atë që nuk e do nuk e do. E njoh përmes letërsisë dhe dimensionit që pati në Francë. Në institiucionet franceze, kudo edhe tek Caritasi ku shkoja,. Shikoj një prift duke lexuar, ishte françeskan, po lexonte një nga librat e Kadaresë. E pyes më thotë që po lexoj një shkrimtar shqiptar. Më tha po je nga Ballkani duhet ta lexosh. I thashë jam nga Gjirokastra. Më tha e njoh Gjirokastra nga vepra Kronikë në Gur. Në Strasburg për studentët që shkonin për herët të parë shkolla ftonte një nga personalitete më të shquara të atij vendi. Më thanë kë propozon, Sali Berishën dhe Ismail Kadarenë. Ftuan Ismail Kadarën. Kur u bë gati të vinte pati një sëmundje gripale dhe nuk erdhi dot. Ishte përgatitur gjithë mjedisi. Bashkëstudentët e mi kishin blerë të gjithë librat e mundshëm të Kadaresë.'

Bejko dha edhe një koment lidhur me funeralin e sotëm të Kadaresë në hollin e Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe përcjelljen për në banesën e fundit.

'Ismaili ishte kartëvizita më e mirë për ne shqiptarët. Në Francën e kohës së Shqipërisë në diktaturë u dha imazhi i njerëzve të egër, si kafshët që dolën nga kafazi. Dhe grupet delinkuente që vidhnin. Si një vend që eksportonte kriminalitet. E amortizonte këtë imazh. Ka luajtur rol në çështjen e Rambujesë. Kur kombi shqiptar ka pasur nevojë ka qenë aty. Ceremonia sot ishe një ceremoni që më trishtoi.

Kur humbi Franca Viktor Hygonë ishin 2 milion francezë në funeral. Në Shqipëri jo vetëm që nuk pati një ceremoni të tillë për Hygonë shqiptar por u desh edhe ndërhyrja e kryeministrit për të larë hesapet me Fevziun. Pavarësisht kujdesit për dekor. Kur ishte arkëmorti ajo pjesa me Nënë Terezën më pëlqeu, ndërsa fjalimi i Ramës nuk më pëlqeu. Erdhi aty sikur deshtë të lante hesapet me Fevizun. Ishin apo jo dakord që Kadare të prehej te Kodrat e Liqenit.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës