UKRAINE - Një Gjykatë në Kharkiv ka shtyrë seancën gjyqësore për mashtrim, e cila do të mbahej gjatë ditës së hënë për ish kryeministren e Ukrainës Julia Timoshenko, duke shënuar kështu herën e 9 të shtyrjes së këtij gjyqi.

51 vjeçarja, e cila po vuan dënimin 7 vjeçar të marrë gjatë vitit 2011 për shpërdorim të detyrës gjatë kohës që shërbente si kryeministre, ka refuzuar të marrë pjesë në gjykim, si pasojë e gjendjen së rënduar shëndetësore, e cila e ka detyruar të qëndrojë e shtruar në një spital në Kharkiv.

Gjykata e shtyu seancën e radhës më datë 13 nëntor, ndërkohë që hetuesit u shprehën se nuk mund ta gjykonin Tymoshenkon pa qenë prezente.

Aktualisht ajo po kurohet nga një mjek gjerman i cili, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se Tymoshenko vuan nga kriza paniku dhe e gjitha kjo i vjen nga stresi i tepruar i cili ndikon shumë keq në shëndetin e saj.

Julia Tymoshenko akuzohet për evazion fiskal dhe përvetësim, të ndarë në dy gjyqe të ndryshme, njëri prej të cilëve është vonuar prej disa muajsh si pasojë e shëndetit të saj. Ish kryeministrja ka mohuar çdo lloj akuze dhe ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se gjykimi i saj është urdhëruar dhe manipuluar nga presidenti ukrainas Viktor Yanukovich.

Nga ana tjetër dënimi i saj është dënuar edhe nga vendet perëndimore duke e quajtur të padrejtë dhe të motivuar politikisht nga kundërshtarët e saj.

(ed.ka/Shqiptarja.com)