“Muzika është si e vërteta, të bën të lirë”! Me këtë motiv nën tingujt e muzikës klasike u përkujtuan të gjithë ata që luftuan për lirinë gjatë diktaturës komuniste. Koncertit memorial “Tingujt e kujtesës” u mbajt në Pallatin e Kulturës Rrëshen, në përkujtim të 51-vjetorit të Revoltës së Spaçit, organizuar nga Fondacionet “Kujto” dhe “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Bashkinë e Mirditës. Koncerti erdhi si homazh për artistët e përndjekur, poetët dhe viktimat e diktaturës komuniste.
Pjesët e zgjedhura muzikore u interpretuan nga artistët e “Musica Nova Quartet” nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli, solistes nga Kosova, Anita Kërhani dhe ish- të dënuarit politik, Tomi Kondakçi.
Këtë vit, kur shënohet 75-vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit, u nderuan dhe kujtimi i 14 mirditorëve të ekzekutuar pa faj në atë masakër. Po ashtu përmes një kënge të dedikuar asaj u nderua Marie Tuci, gruaja e vetme mes 38 martirëve të Kishës Katolike të Shqipërisë.
Drejtori i fondacionit Konrad-Adenauer- Stiftung Albania, dr.Thomas Kunze foli mbi rëndësinë që ka kujtesa e së shkuarës nëpërmjet aktiviteteve të tilla dhe përcjelljen tek brezin i ri të vërtetën e regjimeve totalitare në mënyrë që ato të mos përsëriten.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi apeloi që burgu i Spaçit të kthehet në muze dhe ky muze duhet të bëhet në vendin e vuajtjes së dënimit të mijëra të burgosurve politikës të kohës.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
81.7%
-
Jo
11%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në pyjet e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kryebashkiaku thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
1 Shtator, 08:40
-
Lezhë/ Situata e zjarreve ende problematike, 2 vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
30 Gusht, 09:36
-
Mirditë/ U qëllua me breshëri plumbash nga dritarja! Misteri i vrasjes së 68 vjeçarit në fshatin e braktisur malor! Hetimet në pikën zero
29 Gusht, 10:36
-
Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar
21 Gusht, 10:56
-
Vritet 68-vjeçari në Mirditë, qëllohet me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte! E bija e gjen të vdekur pas 2 ditësh (FOTO)
20 Gusht, 08:35
-
Pamjet/ Droni e kap ‘mat’ teksa kujdesej për plantacionin e kanabisit në pyjet e Kaçinarit, arrestohet! Ikën bashkëpunëtori, nën akuzë kryeplaku e 2 specialistë
16 Gusht, 11:17
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht, 16:56
-
Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)
4 Gusht, 11:38
-
Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi rrugor Mirditë-Fushë Arrëz! Shkak rrëshqitja e gurëve
24 Korrik, 18:46
-
Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve
22 Korrik, 08:54
-
Shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet kulla historike në Mirditë
20 Korrik, 15:54
-
Mirditë, u kap duke vaditur parcelën me 520 rrënjë kanabis, në pranga 37-vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Korrik, 10:47