-
‘Tingujt e kujtesës’, koncert klasik në Mirditë! Përkujtohen viktimat e komunizmit, 51-vjetori i revoltës së Spaçit
Në Mirditë u mbajt Koncerti Memorial "Tingujt e Kujtesës" në përkujtim të 51-vjetorit të Revoltës së Spaçit me pjesmarrjen e artistëve të ‘Musica Nova Quartet’. Koncerti klasik erdhi si homazh për artistët e përndjekur, poetët dhe viktimat e diktaturës.
3 Qershor, 13:10 -
Debati për ndërtimin e muzeut të krimeve të komunizmit, Rithemelimi krah ish-të Përndjekurve: Muzeu në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!
Rithemelimi eshte përfshirë në debatin për ndërtimin e një muzeu për krimet e komunizmit në ish-burgun e Spaçit në Mirditë. Ashtu si ish-të përndjekurit politik edhe politikanet e djathtë kërkojnë që muzeu të ndërtohet në rrënojat e burgut famëkeq dhe jo në fshatin Reps, siç ka propozuar Qeveria.
23 Maj, 09:24 -
'S'na jepnin as ujë', tmerret dhe Revolta e Spaçit në dokumentar, Progni: Plagët e tyre i pashë në trup e shpirt të prindërve të mi!
Është shfaqur në kinema “Millennium” dokumentari “Revolta e Spaçit” me regji të Pandeli Çeços dhe skenar të Luljeta Prognit. Gazetarja tregon dhimbjen e ish të dënuarve në çdo rrëfim, dhe bën thirrje politikës dhe shoqërisë të mos neglizhohen plagët e kësaj shtrese.
21 Shtator 2023, 18:16 -
‘Na hodhën në makinë si trungje lisi...’ Ish-të burgosurit kujtojnë revoltën e Spaçit
Në ish-kampin e punës së detyruar të Spaçit u përkujtua të dielën 50 vjetori i revoltës së ish-të burgosurve politikë kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ish-të burgosurit kujtojnë ngjarjen që kulmoi me 4 të pushkatuar dhe apeluan për rikthimin e sitit në muze.
22 Maj 2023, 21:09 -
Përkujtohet 50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Basha: Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përball&
21 Maj 2023, 13:50 -
Përkujtohet 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, Presidenti Begaj: Heronjtë që u sakrifikuan, janë kujtesë se lufta për liri është e përhershme
Ditën e sotme është përkujtuar 50 vjetori i Revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist. Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë edhe krerët fetarë në Shqipëri.
21 Maj 2023, 13:39 -
DOSJET/ Dëshmitë e dënimet, si përgjoheshin 2 mijë të burgosurit e Spaçit! 50 vjet nga Revolta, ekspertët e Autoritetit: Qeveria e Enver Hoxhës fitoi prej tyre 2500 kg ar
Një gjysmë shekulli larg Revoltës së Spaçit Autoriteti kujton ngjarjen përmes ekspozimit të dosjeve, dëshmive dhe thirrjeve për një sistem më të mirë drejtësie. Specialistët tregojnë si përgjoheshin të burgosurit dhe përfitimin ekonomik prej 2500 kg flori nga puna e tyre e detyruar.
4 Maj 2023, 16:55 -
Kërkesa e Leskaj për përkujtimin e viktimave të komunizmit ndez debat në Kuvend! Alizoti: Po të mos ishte Partia Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra! Rama: Enver Hoxha u ngjall përmes jush
Përvjetori i Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit solli debate të ashpra në Kuvend mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte deputeti demokrat Bujar Leskaj i cili ngriti në Kuvend përvjetorin e dy revoltave dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve t’i bashkohen, duke thënë se data 21 maj ose 22 maj duhet të jetë dita e qëndresës dhe se në vendin tonë nuk i është dhënë rëndësia që meriton.
23 Maj 2022, 21:09 -
Rama i përgjigjet Alibeajt: Sa për tim atë, ju përthyeni kërbishten kur shkoni atje! Enver Hoxha është gjallë përmes jush
Kryeministtri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Enkelejd Alibeaj, i cili i kujtoi të parët e tij, teksa tha se plagët e diktaturës janë të gjalla.Enkelejd Alibeaj: Nuk e di pse kur flitet për çështje kaq delikate fillon acarohesh, askush nuk thotë se duhet ët mabsh përgjegjësi se çfar&
23 Maj 2022, 20:18 -
Tomor Alizoti-Ramës: Po të mos ishte Partia e Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi, ndërsa ne fisnikët do drejtonim Shqipërinë! Përgjigjet kryeministri
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Alizoti tha se PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.Ai tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tiranës
23 Maj 2022, 20:12 -
Leskaj përkujton të vrarët në revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit, Rama: Dosjet e sigurimit të shtetit i hapëm ne! Laj gojën kur t’ju përmendësh emrat
Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit dhe Revoltën e Spaçit.“Sot është një datë të cilën duhet ta përkujtojmë Dy janë ngjarjet që dëshmojnë se edhe në vitet e diktaturës kishte revolta dhe qëndre
23 Maj 2022, 20:04 -
Dosje
'Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, vendosëm të çanim duart dhe me gjak të lyenim copën e bardhë...', dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991.
10 Qershor 2021, 08:00 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik: Si e pushkatuan vëllanë tim në Revoltën e Spaçit dhe përse nuk po i gjejmë dot eshtrat edhe pas 30 vitesh
Publikohet dëshmia rrënqethëse e 79 vjeçarit Agim Bejko, me origjinë nga Starova e Pogradecit dhe banim në Paris, i cili rrëfen të gjithë historinë e Revoltës së Spaçit, e ndodhur në datat 21, 22 dhe 23 maj të vitit 1973, ku rreth 1000 të burgosurit e atij kampi, u ngritën në një revoltë kundër komandës së burgut dhe vetë regjimit komunist të asaj kohe, duke hedhur parrulla politike, si: Poshtë diktatura”, “Ne nuk jemi skllevër”, “Ja vdekje, ja liri”, “Ju jeni katilë, keni lyer duart me gjakun tonë”, “Rroftë Evropa e lirë”, “Poshtë komunistët”, “Do t’ju djegim si Stalinin”, “Populli është me ne dhe është kundër jush”, etj.
7 Qershor 2021, 08:05 -
Dosje
Dëshmia e organizatorit të Revoltës së Spaçit më 1973: Çfarë më tha prokurori Zef Deda në gjyqin për ridënimin tonë kur pranova se isha ideatori i ngritjes së flamurit pa yll
Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959.
4 Qershor 2021, 08:14 -
Kronikë
Rruga drejt ish-burgut te Spaçit, merr emrin "rruga e mundimeve"
Është përkujtuar 48 vjetori i revoltës së Spaçit në një aktivitet të organizuar nga shoqata e ish-të dënuarve politik. Me këtë rast rruga që të çon në burgun famëkeq të Spaçit mori emrin "Rruga e Mundimeve" në nder të familjarëve të ish-të dënuarve.
22 Maj 2021, 15:34 -
Meta thirrje për protesta: Të luftojmë tiraninë! Maji, muaji kur u ngritën dhe zemërluanët e Spaçit dhe Qafë Barit
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar revoltën e Qafë Barit dhe të burgut e Spaçit me një mesazh të fortë mbi zhvillimet aktuale. Shembja e Teatrit është sërish në fokus të deklaratës së tij.
22 Maj 2020, 09:36 -
'Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….'./ Relacioni sekret për Hysni Kapon
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që për vite me rradhë kanë mbajtur siglën “Tepër sekret” ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi me Komitetin Qëndror të PPSH-së, lidhur me revoltën e zhvilluar në burgun e Spaçit më 22 maj të vitit 1973, ku një pjesë e madhe e të burgosurve që vuanin dënimet në atë kamp me kushte tejet të vështira pune dhe jetese, u ngritën në një revoltë, pas keqtrajtimit që i’u bëri policia dy bashkëvuajtëseve të tyre, vëllezërve Pal dhe Gjok Zefi, nga fshati Rrushkull i rrethit të Durrësit.
22 Maj 2020, 08:31 -
Revolta e Spaçit, Këlliçi: Edhe sot jemi në diktaturë, të rinjtë nuk durojnë më, të shtunën protestë
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehet se 45 vjetori i revoltës së Spaçit është një udhëtim në dhimbje, në plagët e pashëruara të atyre që përjetuan krimet e torturat çnjerëzore të regjimit më të egër diktatorial në Europë.
21 Maj 2018, 22:44 -
Duhet të ishte te Krimet e Rënda, deputeti i PD shfaqet duke kërkuar ndjesë diku tjetër
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet të ishte paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me përgjimin e PD, ashtu siç u paraqitën Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.
21 Maj 2018, 11:29