TIRANË - Dy automjete janë përfshirë në një aksident në afërsi të “Lapidarit të Krrabës” mesditën e së mërkurës. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuara dy automjetet, njëri tip “Toyota” dhe tjetri tip “BMW”.
Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar për në spitalin e traumës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia Rrugore, e cila ka mbërritur në vendngjarje, bën me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të njërit prej automjeteve.
Blutë e kryeqytetit po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com