Tiranë, anketimi me studentë:
"Pedagogët, lekë për provime

Tiranë, anketimi me studentë: <br />"Pedagogët, lekë për provime
TIRANE- Anketa përmban 20 pyetje, të cilave u `janë përgjigjur 2400 studentë të fakultetit të drejtësisë, të Mjekësisë, të Gjuhëve të Huaja dhe të shkencave të Natyrës. Rezultatet e dala nga anketimi flasin për problemet e mëdha me të cilat përballet do ditë sistemi ynë universitar. Të rinjtë e këshillit studentor të Tiranës, të cilët kanë realizuar edhe anketën thonë se rezultate do u dërgohen më pas të gjithë njësive universitare përkatëse, në mënyrë që ta të reflektojnë punën e tyre.

TOEFL-i 
Pjesa e parë e anketës përmban pyetje mbi vendosjen e anglishtes si gjuhë të detyrueshme për të marrë diplomën master dhe doktoraturën. Kështu rreth 70 për qind e studentëve mendojnë se TOEFL-i duhet të hiqet si kusht për të përfunduar këto cikle shkollimi dhe 8 për qind të tjerë janë në dilemë për këtë gjë, ndërsa rreth 80 për qind e të rinjve sugjerojnë që fakultetet së paku të ofrojnë kurse parapërgatitore për t'u futur në provimin e Toefl-it. Ndërsa pyetjes nëse anglishtja duhet të jetë lëndë me detyrim në të gjithë sistemin 3-vjeccar të arsimit të lartë, rreth 40 për qind e të rinjve i japin përgjigjen "jo".

PEDAGOGET
Auditoret e universiteteve nuk neglizhohen vetëm nga studentët, por edhe nga vetë pedagogët. Kështu, sipas anketës të bërë nga të rinjtë e Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës, pyetjes nëse pedagogët vijnë rregullisht në mësim, rreth 20 për qind e studentëve i kanë dhënë përgjigjen "jo". Por ajo që vihet re është fakti se një pjesë e madhe e të rinjve ngurrojnë të japin një përgjigje të drejtë dhe 25 për qind e tyre japin "ndoshta" si përgjigje për frekuentimin e pedagogëve. Studentët kanë ankesa edhe për mënyrën se si pedagogët i vlerësojnë dhe në pyetsorë, 20 për qind e studentëve kanë deklaruar se nuk vlerësohen si duhet dhe plot 60 për qind thonë "ndoshta" pedagogët i vlerësojnë si duhet. Dhe vetëm 20 për qind e të rinjve janë të kënaqur me notën e vënë nga pedagogu. Një tjetër pikë e prekur nga të rinjtë e këshillit studentor ka të bëjë me faktin nëse pedagogët marrin ryshfet në këmbim të notave. Edhe në përgjigjet e kësaj pyetje vihet re se 20 për qind e totalit të studentëve të anketuar thonë "po, marrin para", ndërsa një pjesë e madhe zgjedhin të mos japin një përgjigje të qartë. Kështu mbi 60 për qind e të rinjve thonë se "ndoshta marrin" para në këmbim të një note më të mirë. Ndërkohë që pyetjes nëse pedagogët i detyrojnë që të blejnë librat e tyre, 50 për qind e studentëve të shkencave të natyrës, 33 % të Mjekësisë, 53 për qind të Drejtësisë si dhe 12 për qind e studentëve të gjuhëve të huaja i janë përgjigjur me "po", ndërsa 25 për qind të tjerë thonë "ndoshta" i detyrojnë. Studentët janë konfuzë edhe për sistemin aktual të arsimit të lartë që aplikohet në vendin tonë. Kështu pyetjes se "A mendojnë se sistem, i aktual i arsimit të lartë është i duhuri?", 50 për qind e të rinjve japin si përgjigje "jo" dhe rreth 30 për qind thonë ndoshta dhe vetëm 20 për qind janë të kënaqur me sistemin aktual të shkollimit të lartë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit