TIRANË - Një defekt në linjën kryesore të ujësjellësit të Selitës ka lënë pa ujë, shumë zona të Tiranës. Ujësjellësi i Tiranës me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se, “ditën e sotme, rreth orës 03:00 ka ndodhur një avari në linjën kryesore të Selitës në afërsi të Qytetit Studenti”.
Si pasojë e këtij defekti, do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm për: Qytetin Studenti, Sanatoriumin, Vilat Amerikane, Saukun, Kryeministrinë, Pallatin e Kongreseve si dhe për Fabrikën e Birrës “Tirana”.
Për të riparuar defektin, UKT ka marrë masa të menjëhershme dhe po punon intensivisht. “Brenda orës 13:00 të ditës së sotme do të normalizohet edhe situata e furnizimit normal me ujë të pijshëm për zonat e mësipërme”, ka bërë të ditur Ujësjellësi i Tiranës në njoftimin e tij për median.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com