TIRANË - Një i ri i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se, Altin Petalla, 32 vjeç, banues në Tiranë, i ka dhënë fund jetës.
“32-vjeçari ka vrarë veten me armë të ftohtë thikë ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë”, thanë burimet zyrtare nga Policia e Tiranës.
Aktualisht, strukturat e policisë së kryeqytetit janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të vetëvrasjes, ndërkohë që në vendngjarje u mblodhën dhe u administruan provat në lidhje me këtë ngjarje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com