Një borxh prej 300 euro është bërë shkak që i riu, Armando Docaj, të plagosë rëndë me thikë kushërin e tij.Për këtë krim të rëndë, Docaj është dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit është ulur në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Gjatë gjykimit i pandehuri kashfaqur pendesë, duke deklaruar se këshëririn e tij e ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 15 korrik 2016. I pandehuri Docaj para dy vjetësh i ka marrë të dëmtuarit një shumë parash prej 300 euro, të cilat ende nuk ia ka kthyer. Docaj prej gjashtë muajsh kishte filluar punë si punonjës tek një lokal.

Ai i kishte premtuar të dëmtuarit se do t'ia kthente paratë, por për momentin nuk kishte mundësi ekonomike. I dëmtuari i ka kërkuar disa herë kthimin e parave, por gjithnjë i pandehuri justifikohej se nuk kishte dhe premtonte se do t'ia kthente pas gjashtë muajsh punë. Në datë 15 korrik 2016, kanë komunikuar fillimisht me njëri-tjetrin në rrjetin social "Facebook". I pandehuri i kishte lënë si afat të fundit për kthimin e parave, ditën e hënë, ditë kur kur plotësohej afati gjashtë muaj.

Gjatë komunikimit janë ofenduar me njëri - tjetrin dhe i dëmtuari i ka kërkuar të takohen po atë ditë.I pandehuri i ka treguar vendin ku ndodhej. I dëmtuari i ka kërkuar të pandehurit të dalë jashtë. Fillimisht janë përshëndetur, duke i dhënë duart njëri - tjetrit, e menjëherë i dëmtuari i ka kërkuar paratë dhe e ka qëlluar me grusht. Dy personat e tjerë që e shoqëronin, e mbajtën nga qafa të pandehurin që të mos reagonte. Në këtë kohë, aty është afruar pronari i lokalit, i cili ka ndërhyrë për t'i ndarë dhe u ka kërkuar të dilnin menjehere nga lokali.

Pasi kanë dale në rrugë, personat e sipërcituar kanë vazhduar konfliktin dhe në këto momente, i pandehuri ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka gjuajtur në trup, ne anen e majtë afer zemrës, të dëmtuarin. Ky i fundit ka vënë re që u gjakos dhe pasi ngriti bluzën, ka parë që ishte i plagosur. Pas kësaj, i dëmtuari i del përpara një automjeti dhe kërkon ndihmë pasi ishte plagosur me thikë. Këta shtetas e marrin në automjet dhe e dërgojnë në Spitalin e Traumës. Gjatë rrugës për në spital, i dëmtuari u ka thënë këtyre personave se e kishte qëlluar me thikë Armando Docaj. Të njëjtën gjë i ka thënë edhe nënës së tij, gjatë një bisede telefonike të bërë prej tij, me qëllim për ta njoftuar. Më tej ka humbur ndjenjat.


dy.b/shqiptarja.com