Një person u vetëvra mëngjesin e sotëm në kushte të depresionit dhe alkoolit. Kastriot Spahiu 57-vjeç banues në Allias, u gjet prej të afërmve pasi kishte qëlluar veten me armë zjarri në kokë, ndërsa kishte qenë në banesën e tij.
 
Policia tha se ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje, për shkak të gjendjes së depresionit që po kalonte viktima, si dhe sasisë së alkoolit që ai kishte konsumuar gjatë natë së ndërrimit të viteve.
 
Burimet e policisë thanë se Spahiu jetonte në Allias, me fëmijët që kishte nga martesa e parë, ndërsa pak javë më parë, autoritetet italiane i kishin refuzuar leje qëndrimin atij, ndërsa bashkëshortes së tij i ishte lejuar të qëndronte në Itali.
 
Menjëherë ata e nisën në drejtim të Spitalit të Traumës, por për shkak të plagës së rëndë ai ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa u konfirmua se Spahiu ishte vetëvrarë.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)