Tiranë, organizoi vrasjen policia arreston Ylber Garubin
 
 
Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin  e Gjykatës së Apelit Tiranë, duke arrestuar Ylber Garubin i cili dyshohet se është një nga organizatorët për vrasjen e një  badigardi e mbetur në tentativë në një lokal me inicialet A.D., Ngjarje e ndodhur në muajin Mars të këtij viti.
 
Krimi nuk u realizua do pasi u parandalua prej efektivëve të komisariatit nr 6 në Kashar të kryeqytetit, kur policia mundi të neutralizonte edhe personat që tentuan të kryenin këtë krim të rëndë.
 
Tre persona tentuan të vrasin badigarditët e një lokali nate, ndërsa ngjarja ndodhi në mesnatë, pasi autorët ishin grindur më parë me badigardët.
 
Sipas burimeve të policisë, Ylber Garubi, Edmond dhe Florenc Ndoji planifikuan vrasjen.
 
Kapja e Garubit u realizua nga ana e efektive të policisë së komisariatit 2.   Ai akuzohet gjithashtu për sigurim mjetesh për të kryer vrasje dhe prishje rendit dhe qetësisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)