TIRANE - Forcat Shqiponja në kryeqytet kanë ndaluar sot Adrian Gjebeshin 28 vjeç dhe Anila Lekën 27 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz me targa AA 667 BZ me të cilin ata udhëtonin u gjet një armë pistoletë tip “Glock”.
Dyshimet e policisë lidhur me këta dy persona lindën pasi nga ky autmojet, dyshohet se është qëlluar me armë pranë “Cassa Italia” në kryeqytet. Menjëherë policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të identifikojë automjetin si dhe u bë i mundur ndalimi i personave të mësipërm.
Pas sekuestrimit të armës së zjarrit, personat si dhe materialet në ngarkim i kaluan komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com