Një konflikt fizik mes tre personave ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytet.
 
Dy të rinj, Aurel Lafetaj nga Laçi dhe Ermir Gjeta nga Rrësheni kanë dhunuar një 30-vjeçar të identifikuar si Elton Çomo.
 
Përplasja ka ndodhur te lulishtja e Piramidës, pak metra nga tenda ku po zhvillon protestën Partia Demokratike.
 
Ngjarja konfirmohet edhe nga policia e cila bën me dije se në konflikt janë përfshirë tre persona.
 
"Aurel Lafetaj i datëlindjes 02.10.1993 lindur në Laç dhe banues në Tiranë së bashku me Ermir Gjeta i datëlindjes 06.10.1988, lindur Rrëshen dhe banues në Tiranë kanë dhunuar me grushte shtetasin Elton Çomo, rreth 30 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim në spital", thuhet në njoftimin e policisë.
 
Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com