Një shpërthim në një banesë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”, rreth orës 22:00, teksa dyshohet se një granatë është hedhur në tarracën e një banese.
 
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
 
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësve.