TIRANË- Gjatë mëngjesit të sotëm gardianët e burgut 313 kanë ndalur një grua e cila tentoi të fusë drogë në qelitë e burgut.

Gjatë kontrollit gruas me iniciale D.L iu gjet e fshehur në trupin e saj dy doza lëndë narkotike të cilat dyshohet se do t’ia jepte të afërmit të saj që ndodhej në paraburgim.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve njoftoi Komisariatin e Policisë së Qarkut dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Antidroga ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes.

Ky nuk është rast i vetëm që familjarët tentojnë të futin drogë në burg pasi vetëm një javë më parë në Durrës një grua është arrestuar pasi në trupin e saj i janë gjetur një sasi rreth 2 gramë lëndë narkotike.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)