Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e kryeqytetit.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Pirateria”, pas kontrollit të ushtruar në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, ku janë gjetur 6 aparatura elektronike lojërash fati, 5 aparate transmetues Dream Box(shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate),si dhe 1 tavolinë pokeri.
U arrestuan dhe proceduan
- Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafik narkotikësh".
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
- E. Th, 48 vjeç, banues në Tiranë,
- A. C, 40 vjeç, banues në Tiranë,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, "Fshehja e të ardhurave", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com