TIRANË-Vidhte celularët në tavolina dhe largohej me biçikletë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë.
 
Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje u arrestua në sajë të operacionit "Taktika".
 
Vogli me datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
 
Më datë 10.06.2017, në rrugën "Luigj Gurakuqi", ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
 
Më datë 12.06.2017, në rrugën e "Kavajës", ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.
 
Më datë 09.06.2017, në rrugën e "Ibrahim Rugova", ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com